Na ishte vetëm një herë Kësulëkuqja!

Po afrohet ora e gjumit dhe mami përgatitet shpirtërisht për të përpjetën e fundit të kësaj të djele. I latë dhëmbët?.... këmbët? Shpejt gjumë! Marr të voglën, e vë në krevat të vogël, turrem të tërheq edhe të madhin që ka një javë që pret filmin ''Moxart'' pjesa e dytë. Sapo i mbush mendjen me të mirë çunit, e vogla ka ''shpërthyer'' hekurat e krevat-burgut dhe një Zot e di qysh më shpëtoi pa parë që ishte shtrirë me të atin, sa vë njërën në krevat, tjetri më ka rrëshqit me vrap dhe do shof Mooooxartin, se do më pysi zysha muzikës nesër (la prof) nesër.... shpejt në krevat se do lexojmë Kësulëkuqen me mamin. 

Kur loja bëhet e fortë, të fortët nisin të luajnë

Kur lindi ideja për blogun e jetës sime prej mamaje mund të them, se u gjenda përpara një semafor ndërgjegjeje. Me thënë të drejtën mendoja se blogjet e mamave japin zgjidhje dhe referenca nga vetja, lëpijnë buzët me mjaltë vetëkënaqësie të tepruar, thua se vetëm ato kanë bërë fëmijë e s'ka tjetër dhe mendojnë se e gjithë bota vdes të lexojë në internet në cfarë ore u clirua nga gazrat pasardhësi i tyre i denjë. :) por duke qënë se jam shumë ''lër një punë e zër një punë'' nuk u tërhoqa mbrapsht. 

Mami, ku shkojmë kur vdesim? Alias Halloween dhe besimet fetare

Nuk kanë kaluar shumë javë nga ardhja e Papës dhe fotoja e rrallë ku (të gjithë u shkrepën bashkë) liderët e udhëheqjeve shpirtërore ne Shqipëri, që nuk di kë çuditën më shumë, dëshirën tonë për të promovuar në sytë e botës sa tolerantë jemi me njëri tjetrin, apo zhgënjimin tonë, se nuk u çudit më shumë bota, por kaloi në ngjarje të tjera shumë shpejt nga ç'e meritonim! :) nejse boll përdora fjalë të mëdhoja, se dal nga vetja dhe nga tematika e sitit. 

Babi, mami unë nuk jam hajdut

- Babi! Thuaji mamit të mos më çojë më ti blej gjëra tek marketi X! 

- Pse mor mret, cfarë ka ndodh? 

- Ti e njef Marko kasierin që rri ke arka ku pagujmë... hë me ai pa flokë... e ai... ai më kontrollon gjithmonë çantën dhe xhepat mos kam vjedhur gjë! 

Nëse një prind të ka bërë dikur të qeshësh mes lotësh, mos u anko!

Atë ditë për herë të parë babi më bëri xhiron e parë me motorrin e kuq flakë ''Java''. 

Kisha muaj të tërë që u lutesha prindërve të mi (më saktë mamit, që më ndalonte cdo gjë, me parrullën e mallkuar të atyre viteve: gocat nuk hipin në motorr, as bicikletë, nuk dalin dy herë nga e njëjta rrugë), por sa harxhova frymën kot, se vetëm lali bënte xhiro, në prehërin e babit.