Babi, mami unë nuk jam hajdut

- Babi! Thuaji mamit të mos më çojë më ti blej gjëra tek marketi X! 

- Pse mor mret, cfarë ka ndodh? 

- Ti e njef Marko kasierin që rri ke arka ku pagujmë... hë me ai pa flokë... e ai... ai më kontrollon gjithmonë çantën dhe xhepat mos kam vjedhur gjë! 

Asnjë klient nuk kontrollon, vetëm me mu e ka kap! -Mirë mor bab, po ti nuk ia kthen, pse më ofendon kështu? Mami me babin më kanë mësuar të paguaj atë që blej! Kështu thuaji herës tjetër!  

- Mirë, por po më ofendoi prapë, nuk e di cfarë do t'i bëj, të më thotë hajdut mu ai dhe unë të rri urtë?! Asiherë kurrë! Nuk vete më t'ja shoh surratin... 

- Po jo me mam, gjërat zgjidhen duke folur, ti thuaji që nuk jam hajdut unë, nuk do e bëje kurrë! 

- Po ti do vish me mua? Nuk i them dot unë, hajde ikim bashkë herën tjetër... çuni largohet nga dhoma dhe ne prindërit kuptohemi menjëherë me sy me njëri-tjetrin. Ah rraca e keqe e kontrolloka nga xhepat çunin ai! Hajt se takohemi nesër! Të nesërmen frymën tek marketi X dhe në momentin që arrij tek kasa, nxjerr astarët e xhepave dhe i drejtohem arkëtarit: doni të më kontrolloni mos kam marrë gjë?! - Jo zonjë... më më vjen keq... kam besim - të gjithë klientët, që ndodheshin atë çast në rafte afrohen tek arka. Epo në qoftë se kontrolloni djalin tim duhet të në kontrolloni dhe mua... zakonisht ne nuk vjedhim, vjedhim ndonjë qofte nga tavolina kur i bën të mira mami, :) por në markete nuk vëmë kurrë dorë. Po thoni që keni besim, nëse keni besim tek unë, keni besim tek edukata që i kam dhënë tim biri dhe jua siguroj, që ai është më i ndershëm, sesa ne prindërit e tij... edhe sikur të marrë ndonjë gjë do jem unë ajo që do jua sjellë atë që ka marrë pa paguar, çunin herë tjetër nuk dua të ma kontrolloni! - i vë kapak babi muhabetit. - Vëri rojë nga pas siç bën gjithë bota, po e kape duke marrë dicka të lumtë... ndryshe mos guxoni më!  

Një fëmijë është qënie njerëzore me dinjitet, që është krim ta shkelësh, vetëm e vetëm se është i pafuqishëm dhe më i vogël në moshë! Një karamele e vjedhur është vlerë, para vjedhjeve kolosale që bën një pushtetar a kodosh politikan, që zhgrrab e zhvat një popull të tërë, pa e ndaluar askush, se është vetë ligj e vetë Maliq. Nuk mund të trajtosh kështu një fëmijë vetëm e vetëm se nuk të kthen dot përgjigje. Dhe ta siguroj që një ditë do ta kthejë! Atë ditë ti do të jesh ai, në anën e gabuar dhe që do të ndihet hajdut në arkën e vet të punës.   

Related Articles

blog comments powered by Disqus