Do sillemi mirë, mos na rrih.

Hë? Prapë keq u sollën, por unë u ndjeva më pak prind kake.

E vendosa!  
Nuk dua më që kur të rriten të më kujtojnë si një mami apo babi, që i kam kërrdisur në dru, gjunte bythëvepërpakgjë, që ulëriste edhe për gjënë më të vogël, që thoshte Jo për çdo gjë që kërkonin...! 
Do doja të ruajnë për ne kujtime si prindër, që i çonin në Dardhë për pushime dhe që i çonim në pyll të shihnim ku banonte Ariu, që i linim të hanin paninet në krevat, por sidomos në makinë (nuk di do arrijmë ndonjëherë ti lëmë të hamë në makinë, jooooo gjallë në botë,) që u blinim edhe çokollata edhe akullore...

Kur bebi eshte i vogël

nuk eshte e nevojshme te shendoshet nena.

Shpesh jemi kurioze:
Pesha qe fiton nena gjate shtatezanise shkon ne nje hap me rritjen e femijes ne bark? Dhe nese shendoshem pak do kem nje beb te vogel?

Ne nje shtatzani fiziologjike nuk ka lidhje mes peshes se nenes dhe madhesise se fetusit. Por nese nje nene vuan nga anoreksia eshte e sigurte qe femija e saj do te jete i vogel. Ndryshon puna ne rastin e zhvillimit te shtatezanise gjate 9 muajve si psh diabeti gravidik.

Kur nuk ha Peshkun! Versionet më të shijshme për fëmijët tanë

Sot do të mësojmë të gënjejmë? Po, po, të gënjejmë! Vështirësia më e madhe ka qenë gjithnjë ky peshk i bekuar! Pa mbushur vitin e parë, pra gjatë kalendarit të pranimit të ushqimeve të ngurta, sapo hapte gojën i vinte për të vjellë. Kur u rrit, më dëgjoi një herë që peshku e bën për të vjellë dhe që nga ai çast u thoshte të gjithëve: nuk e ha peshkun, se më ban për të vjellë, por jam e vendosur 'të gënjej' nuk shkon më kështu. 

Ja dhe gënjeshtrat e banorëve të detit, për bebat më të vegjël :) 

Letra mallëngjyese e një mami, me vajzë autike

Kate është një fëmijë e prekur nga Autizmi. Pas shëtitjes me prindërit e saj Disneyland merr rrugën e kthimit në shtëpi me avion dhe ulet në avion afër një të panjohuri. Shannell e ëma e vajzës, në blogun e saj shkruan një letër drejtuar atij pasagjeri ulur pranë të bijës dhe e falenderon, që ai luajti me të bijën, që i kapërceu frikën dhe paragjykimet dhe që i dhuroi buzëqeshje dhe pak nga koha e tij. 

Ja dhe teksti i letrës i publikuar në sitin FaitHit: