Në moshën 18 vjeç kaloja periudhën më të errët të jetës sime . Me djalin që kisha marrëdhënie isha ndarë, sepse ishte ai që më bëri përdoruese të helmit të bardhë, i dhunshëm siç qe më kishte shkatërruar komplet jetën, aq më tepër si njeri. Nuk po njihja më veten. Jetoja në Itali asaj kohe bashkë me mamin dhe babin. Babi pësoi një aksident në punë dhe për të jeta kishte rezervuar një periudhë depresioni të thellë,por më të rëndë ua bëra unë gjendjen prindërve të mi, sepse abuzoja duke u vjedhur dhe ato pak lekë që mezi i vinin mënjanë, me sakrifica.
Përbërësit
Për brumin:
900g miell
3 vezë
2 luge lëng limoni
1 gotë (uji) vaj lulesh
Gjysmë gotë qumësht
Gjysmë gotë kos
1 kg arra te shtypura, ose me shumë .
1/2kg gjalpë
Përzihen të gjithë përbërësit, përveç gjalpit.
E kam zbuluar kohët e fundit faqen tuaj dhe vendosa t'ju shkruaj jo më shumë për këshilla, sesa për ta ndarë me ju historinë e jetës sime. Edhe pse vajza ime 5 vjeçare bart sindromën e spektrit të autizmit, jam një mama e lumtur dhe me fat. Periudha ku jam lëkundur më shumë se kurrë në jetën time.... kjo histori filloi 3 vjet më parë. Me keqardhje e them se gabimi më i madh që bëmë me vajzën ishte se dëgjuam fjalët e të tjerëve, hë se i vjen goja vonë. Kur iu diagnostikua sindroma e Autizmit, çdo nënë besoj se e kupton vetë që mu shemb qielli mbi kokë.
Kisha pësuar shumë aborte, foshnja që nuk lindën kurrë. Pas çdo pastrimi që më bënin lëpija plagët, pas çdo humbjeje që më shenjonte si me thikë zemrën, ëndrrën për të pasur një fëmijë e shihja çdo natë dhe në errësirë imagjinoja ngjyrën e syve, dorën e tij në gishtat e mi dhe ndjeja si diçka reale aromën e tij sa herë që qaja mbi jastëk. Qaja e dëshpëruar, sepse nuk munda ti vë një emër krijesës sime, ti jepja një jetë, një zë, një krevat, ti jepja gji, ta përkundja...
Flokët e kallinjta nuk e linin të hante i qetë kështu që herë pas here, i bezdisur, i ngrinte me dorën e majtë, sepse e djathta ishte ngjeshur mbi lëngun e patateve të shijshme të furrës që teta Liria, kuzhinjeria e mensës për fëmijë të jetimores i gatuante aq mrekullisht dhe gjithnjë i hidhte dy racione, sepse flokët e tua janë të kallinjta: i thoshte ajo duke i përkëdhelur e lëmuar fytyrën.
Kishim vite të tëra që ata të dy kërkonin të bënin një fëmijë, por Zoti nuk kishte shkruar një fat të tillë për ta.
Ata u martuan në vitin 2003. Anxhela ishte vetëm 18 vjeç. Tërësisht e dashuruar pas një burri shumë herë më të madh në moshë se ajo vetë. Mund të ishte shumë lehtë babai i saj! - mund të mendoje, po ti shihje bashkë të shoqëruar, të kapur dorë për dore, a thua se ai kishte frikë, se po të mos mbahej tek Anxhela e tij do të rrëzohej nga çasti në çast.
Para martesës së tyre gjithçka shkonte shumë mirë, të paktën Anxhela kishte gjetur tek ai babain, që nuk e kishte pasur pranë.
Vështirësia më e madhe me to është fakti, që bilancet rrallohen me rritjen e bebit, ndaj për ti ardhur në ndihmë Bebevogëlusheve tona, le të shkruajmë në ditarin tonë kohën, kur vizitohet fëmija tek pediatri dhe çfarë analizash kryhen për çdo moshë. Sot u kujtojmë nënave të forumit tonë çfarë kontrollesh kryen pediatri në takimin e parë pas lindjes së foshnjës.
Cfare eshte ekografia tridimensionale?
3D bazohet ne ristrukturimin dhe veshtrimin kompjuterik i pamjeve normale ekografike bidimensionali. Mund te merren nga kjo eko pamje ne tridimensional (3D), pra pamje te palevizshme qe analizohen me vone nga kendveshtrime te ndryshme dhe ne dhe nga 3dimensione ose pamje ne 4D, ku dimensioni i katert eshte perfaqsuar nga koha, pra pamje tridimensionale ne levizje dhe ne kohe reale.
Në fillim e kisha shumë të lehtë të mbaja mend takimet e bebeve të mia me pediatrin, sepse sa më të vegjël janë aq më shpesh "duhet t'i vizitojmë në takimet rutinë, edhe pse fëmija nuk ka asnjë problem apo shqetësim. Këto takime me pediatrin shërbejnë për të vërejtur nëse gjithçka shkon mirë, të paktën këtu ku jetoj janë falas dhe zgjasin nga lindja deri në vitin e 14-të të jetës. Nëse pediatri vë re se fëmija ynë ka probleme me shikimin, dëgjimin, apo kontrolle të tjera, atëherë nëna drejtohet tek mjeku specialist. Këto vizita quhen Bilance Shëndeti.
Ja si të siguroheni. Ipoakuzia
Ipoakuzi do të thotë reduktim i aftësive dëgjuese. Cilat mund të jenë shkaqet e Ipoakuzisë?
Ndër shkaqet më të mundshme mjekët otorinë dhe audiologë përmendin:
që nga thjesht tapa e dyllit ose otitet e rënduara e deri tek shurdhimi. Ja sesi të arrijmë në kohë, nëse fëmijët tanë mund të kenë probleme.