Persa i perket kesaj teme, te gjitha ne, do te deshironim te kishim nje ekograf ne shtepite tona, por me mire qe nuk e kemi, se do i luanim fene duke e matur fetusin, me shume se peshoren tone trupore pas dietave :)
Ja pak permasa per nenat qe na lexojne:
Menjehere pas lindjes nuk duhet te degjojme ata qe thone se nuk mbetesh shtatzene menjehere pas lindjes. Nese nuk merrni masat e duhura, shume shpejt dhe pas nje intervali te shkurter kohe do te gjendeni me nje tjeter test pozitiv ne dore. Nenat e reja duhet te ngulisin ne koke idene, se pas lindjes se foshnjes eshte shume e lehte te mbetesh serish shtatzene, madje edhe gjate gjidhenies mund te rimarre rruge prodhimi i vezeve (ovulimi) tek gruaja, madje Jo vetem kaq, por ovulimi mund te filloje edhe gjate periudhes se lehonise, ose ndryshe 40dite pas lindjes.
Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur. Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi jane sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë.
Ne perpjestim te zhdrejte me uljen e temperaturave rriten problemet me hundet e bllokuara te foshnjave te porsardhura ne jete. Te gjitha nenat duhet te mos harrojne dhe te kene shume kujdes: kur foshnjat e porsalindura i kane hundet e bllokuara nuk duhet ti japim ilace, sepse trupi i tyre eshte ende i pambrojtur dhe nuk ka marre fuqi. Ç'duhet bere atehere kur foshnjes sone i jane bllokuar hundet? Lexoni me poshte disa ''hile'' qe u munduam ti rendisim per prinderit qe na lexojne shpesh.
Gjatë stinës së Dimrit këto janë objektivat kryesorë që duhet të kemi parasysh:
ta veshim në atë mënyrë që te mos ftohet të mos djersijë, të ndihen të lirë, kur janë në lëvizje.Ti veshësh në Dimër është gjithnjë e vështirë për mua, sepse asnjë nga 2 fëmijët e mi nuk i pëlqen ideja e të mbështjellët, sidomos kur mami e ndjen Dimrin e para dhe i vesh edhe pjestaret e saj te familjes, kur i thahen dhëmbët vetëm asaj.
Linjat e asistences mjekesore, qe do te rendisim ne kete perkthim jane shkeputur nga udhezuesja OMS italiane dhe rezultojne shume te vlefshme per grate dhe mamitë ne momentin e lindjes. Keto udhezime marrin parasysh faktin se nena eshte njeri, te cilit i duhen vleresuar te gjithe kushtet emocionale, psikologjike dhe kulturore te cdo lloj kombesie qofshin ato.
Përkujdesjet dhe përballja me periudhen pas abortin spontan
Të flas për abortin spontan per mua nuk eshte e thjeshte! Kjo faqe dhe ky sit jane hapur ne kujtim te nje filizi qe nuk celi kurre, e veshtire ta kthesh ne vlere nje humbje, por cdokush prej nesh duhet ece me shprehjen ''ka njerez qe dhe humbja i pasuron''. Te pakten une mendoj (nuk mendoja keshtu me pare), se nje grua para dhimbjes se nje aborti nuk duhet ne asnje menyre te mbyllet ne vete. Gabimi me i madh qe mund te beje eshte te ndihet fajtore dhe te mendoje, se nuk ishte e zonja ta mbante kete femije ne bark, ta linde, ti jape jete, ta rrise.
Ne te dyja shtatzanite e mia nuk kam pasur asnje shenje, pervec voneses, ose me sakte mungeses se ciklit mestrual. Gjithsesi, per aq sa kam qelluar ne materiale per kete teme, ja nje permbledhje:
si fillim duhet te theksojme se eshte e veshtire te dallosh shenjat e shtatzanise, sepse ne shume gra simptomat jane te ngjashme me shqetesimet, qe shfaqen para ciklit mestrual.
Rrini te qeta mbi kete gje! Mund te ushqeni me gji pa asnje shqetesim: shumica e mjekeve gjinekologe e keshillojne fuqimisht dhenien gji gjate shtatzanise. Nuk ekziston asnje prove, se gjate shtatzanise dhenia gji sjell probleme, apo efekte negative tek bebi i pare, tek bebi ne bark, apo tek vete nena, gjithmone flasim per rastet kur shtatzania jone eshte e rregullt.
Nuk di juve si è mendoni, por me femijen e pare kam gabuar te mendoj se nuk duhet ta mesoja te jepte kontributin e vet ne punet e shtepise. Si kafshate e pare qe e kam mendoja se do kete kohe tu hyje halleve dhe te punoje qofte edhe pak vogelsira si te palose pizhamat, te vendose rregull pasi lojes etj. por ja qe paskam gabuar . Qe te mos bini dhe ju pre e zemerbutesise qe me shume prish, sesa ndreq pune, ja si mund te kontribuoni ashtu si duhet edhe ne kete rast: