Si ti mësojmë fëmijët tanë të na ndihmojne në punët e shtëpisë 3-5vjeç.
Nuk di juve si è mendoni, por me femijen e pare kam gabuar te mendoj se nuk duhet ta mesoja te jepte kontributin e vet ne punet e shtepise. Si kafshate e pare qe e kam mendoja se do kete kohe tu hyje halleve dhe te punoje qofte edhe pak vogelsira si te palose pizhamat, te vendose rregull pasi lojes etj. por ja qe paskam gabuar . Qe te mos bini dhe ju pre e zemerbutesise qe me shume prish, sesa ndreq pune, ja si mund te kontribuoni ashtu si duhet edhe ne kete rast:
Kapni castin! Nuk do keni mundesi tjeter ta mesoni te rregulloje rremujen deri ne adoleshence!
Ja nga cfare mund te fillojme.
1. 3vjec. Te heqe nga vaska rosaket dhe bretkosat e banjes. Prindi heq tapen e vaskes dhe i jep nje kutize plastike qe te vendose lojrat. 5vjec eshte i zoti te vare peshtamallin (peshqirin e trupit) ne vendin e caktuar.
2. 5vjec te kaloje fshesen me korent. Prindi zbraz dyshemene nga topat e pingpongut, lapsat, kapeset e flokut, etj. te cilat mund te bllokojne aparatin. Nese e keni tip teknologjik si zemra ime e vogel do vdese per te kaluar fshesen me korent. Si fillim i jepni detyren vetem te fshije dhomen e vet. Nuk do tju thyeje sendet delikate dhe nuk do shfryje: - ua pse perton ti mami ta pastrosh shpine dhe me linde per te pastruar shpine tate!
3. Ne moshen 2vjec e gjysme ose 3vjec e sigurte qe cmendet pas.... ta-tan..... shtrimit te tavolines. ne fillim nuk pret rezultate te dukshme sepse shtrimi i tavolines eshte nje gje teper serioze keshtu qe pak e nga pak cdo dite.
Diten e pare shtron peceten.
Te dyten ve goten.
Te treten luget dhe pirunjte.
Te katerten pjaten.
Me vone pozicionin e duhur.
Hajt tashi, mos u beni zemerbuta, verini ne pune, se nuk i gjen gje...