Epilepsia! Cilat janë veprimet e sakta që duhet të bëjmë gjatë krizave?

Si mund te nderhyjme ne menyren e duhur pa i bere dem femijes? Rreziku me i madh eshte per femijet qe ende nuk kane mbushur vitin e pare te jetes.

Ndryshe nga cfare besojne njerezit per kete semundje, femijes nuk i duhet futur asnje objekt ne goje dhe as te perpiqemi te bllokojme femijen, por perkundrazi te mos lejojme qe femija te vritet apo lendohet, nese perdor syze ia heqim dhe i veme nje jastek nen koke.

Te mbahet femija larg nga mobiljet, termosifonet, shkallet.

Kthejeni menjane (pozicioni normal i sigurise) ne menyre qe pershtyma te rrjedhe jashte nga goja. Perpiqemi te mbajme shenim zgjatjen e krizes dhe si sillet i semuri, per tia thene me pas mjekut. Kur mbaron kriza shohim nese femija ka shenja turbullimi ose do gjume, nena mund tia lejoje kete.

 

Nuk i jepet asnje ilac pa receten e mjekut.

 

Nese femija eshte i tronditur apo i frikesuar ledhatohet dhe mbahet ne gji duke e siguruar se ska asgje te keqe.

 

Krizat zakonisht nuk sjellin rrezik per jeten, por nese zgjat mbi me shume se 5minuta, femija ka probleme frymemarrjeje therrisni menjehere ambulancen, ose nxitoni drejt ndihmes se shpejte.

 

Informoni mjekun: nese femija juaj ka konvulsione

momente turbullire ose dridhjesh, per me te medhenjte nje perkeqesim te pashpjegueshem ne mesime. Mjeku juaj ju drejton per vizita dhe analiza tek neurologu.

 

Te njejtat keshilla vlejne edhe nese ndodhin ne ambjente te tjera vec shtepise, kujdes te madh duhet te tregohet neper shkolla, cerdhe apo kopshte.

Fushata per ndihmen e pare per kete semundje ndihmohet shume ne Shkollat italiane nga perralla me titull Sara dhe dridhjet e Emilise, por edhe broshurat e shumta qe edukojne te gjithe me ane te ilustrimeve, si te perdorim manovrat e para te ndihmes se shpejte ne raste krizash epileptike Qellimi i fushates ne shtetin italian: te ndihmojme mesuesit dhe femijet te njohin epilepsine dhe te mos e kene frike...

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus