Si përgatitet ushqimi i fëmijëve përgjate një udhëtimi

Sigurisht me femije si keta te mite, qe kur kthehemi nga ndonje udhetim ne oren 12 te nates dhe hapim kangjellat e oborrit per tu futur ne shtepi thone: po tashi ku do ikim?! :) nuk eshte e lehte t'ia plotesosh nevojat kur te me vije per mbare mua te ndaloj!

Nese per pelenen perdor peshqir dhe sediljen e mbrapme te makines dhe per pastrim letrat e lagura, ne oren e supes gjithcka komplikohet, gjithsesi dihet qe per bebevogelushet asgje deri me sot nuk ka qene e pamundur ndaj ja nja dy-tre ''tabela drejtuese'' kur te ndalojme per guzhinen B&V mobile. :) 

Per fashen e moshes 0-6muaj jete qe ushqehet me gjirin e mamit, mjafton qe mami te mos pertoje te nxjerre gjirin dhe gjithcka zgjidhet. Qumeshti i gjirit dihet mo temperature ideale, perberje ideale, plotesimi i deshires, kur te dush ti mër lal, cfare problemi ka?! :) 

Per fashen 0-6muaj muaj, por qe ushqehet me qumesht formule mjafton qe mami te marre ne treg kutite e lengshme (shume here me komode sesa ai pluhur) tashme gati, te pregatitura nga firmat e njohura te artikujve foshnjore ushqimore. Nje te ngrohur (samaritanet e mire per fat neper bare dhe restorante zakonisht jane shume te sjellshem dhe nuk bezdisen) dhe voilà gjithcka gati. :) Per nenat qe marrin me vete qumesht artificial pluhur merrni me vete kutine biberonat e sterilizuar dhe uje te valuar neper termuse. Te pjell cik grosha ketu se menjehere pasi i ke hedhur ujin e nxehte ne qumesht pluhur biberoni duhet ftohur menjehere, ndaj duhet te zgjidhni te ndaloni ose prane nje restoranti a bari, ose prane nje cezme publike me uje te ftohte natyral. 

 

Dhe sic ju premtuam qe ne titull, ja pergatitja e supes se femijes gjate udhetimeve. 

Mundesia me e thjeshte mbetet blerja e kavanozeve omogjenizat me supen e plote (te kompletuar). Ne baze te moshes merret dhe supa omogjenizat. Supra te tilla jane ideale gjate udhetimeve, sepse permbajne gjithcka qe i nevojitet femijes sone per nje ushqyerje te shendetshme dhe te plote: ka brenda mish, ose peshk, makaroncin (pastinë), vaj dhe miellra krem per femije. Edhe ketu mjafton nje bar, apo restorant ku te trokasim me miresjellje duke iu lutur te na e bejne kete nder dhe me pak fat e ngrohim supen ne banjomari ose mikrovale. Ne rastet e omogjenizateve edhe kushtet higjenike jane teresisht te permushura. Kujdes! Nese femija nuk e mbaron te gjithe kavanozin omogjenizat, supa ruhet ne cante termike ose frigorifer (portatel ose i zakonshem). 

 

Tani meqenese ne ketej nga Bebe&Vogëlushë na kap plumbi ne grope :) keta te mite, keto te blerat nuk i fusin ne goje, ndaj edhe mua me bie taksirat ta gatuaj nga fillimi ne fund vete, me duart e mia te arta, punetore :) 

E thjeshte fare:  

Sic e pergatisim supen ne shtepi cdo dite e marrim dhe e fusim ne termuse (shih foton me tipet e thermoseve) 

Meqenese kjo metoda e termoseve sikur sma mbush shume syrin, se po i bashkove perberesit pas gjysme ore mua me duket se prishet shija dhe pamja e supes, une zjej perimet dhe mishin bashke, i kulloj, ndaj lengun e hedh ne termos, ndaj perimet i shtyp i bej purè dhe i hedh neper kavanoze (shih foton), bluaj mishin dhe e hedh neper kavanozeve, marr me vete bombelze gazi nga ato per kafenë, nje tenxherkë te vogel dhe ne momentin e duhur shtoj perberesit, ne ate sasi qe deshiron femija, e ngroh dhe barku rri gjithmone plot. 

Sa pune te veshtire ka mami i shkrete! :) Po babi do thoni ju, babi hic makines i jep dhe kaq! ;) 

Ah se harrova do duroje si duron mali me bore kengen qe kishin mesuar kalamajte ne Shqiperi sivjet: 

Gati babat?! Nisuni!  

Shoferi do raki 

qe te eci me shpejtesi 

Shoferi do dashnore 

qe te eci ne malore! 

 

E do e pushosh ket kengen se ma hoqen petllen sot, ku shtyhet gjithe Kroacia me keto kenge, vin Blututhin?! 

Leni aman me mire te kendojne me barkun plot, se te qajne me barkun bosh! Apo jo bebevogelushe?! ;) 

 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus