Mami, jam homoseksual
Mami të lutem a mund të rrijë disa ditë Klejtoni në shpinë tonë? Patjetër shpirt.... por ka ndodhur gjë?! I pashë të dy djemtë e mi, që po mundoheshin ta qetësonin djalin e fqinjës sime, nga të qarët me dënesë... shpatullat dhe buza i dridheshin si gjethe, nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje! Ju afrova afër djemve, por e pashë, se nuk ishte momenti i duhur, që të ndërhyja dhe të mësoja diçka mbi situatën.
U përgatita nga një panine çunave dhe prita me durim orën e zemrës. Të uritur ata u afruan dhe filluan të diskutonin si pa të keq, çdo të mendonte një nënë, apo baba nëse një ditë njëri prej çunave të tyre do tu thoshte "jam homoseksual". Djali im i madh mendonte, se mami do ta kishte më të lehtë ta pranonte dhe ashtu siç është gatuar do "vdiste" vetëm nga meraku, se nëse do të merrej vesh shumë njerëz mund të më keqtrajtonin, ndërsa babi mendoj se do të kishte të vështirë ta kapërdinte, madje po të mos e lija atë muhabet, me siguri që do arrinte të më përzinte edhe nga shtëpia.... Ula kokën e dëshpëruar, duke i lënë vetëm djemtë në guzhinë dhe nisa të qëroja perimet për përgatitjen e darkës. E tmerruar nuk mundja ta hiqja nga mendja pyetjen: ç'do të bëja unë në vend të asaj nënë, nëse njëri nga bijtë e mi do të vinte një ditë dhe të më rrëfente: mami jam homoseksual.
Të nesërmen fola me fqinjën time, e cila të them ishte e pikëlluar, është pak. Mendova ta ndaj me ju këtë histori, me shpresën se do të mund të më ndihmoni, me një këshillë a mënyrë sa më pak të dhimbshme që Klejtoni të kthehet në shtëpi.
Kjo histori ka ardhur në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. Nëse dëshironi të na besoni historitë më domethënëse të jetës suaj mund të na shkruani në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose faqen tonë Bebe & Vogëlushë. Jeni të mirëpritur. Rrëfimi i mësipërm është redaktuar nga Elda. T. nëna e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Emrat e personazheve janë ndërruar për të ruajtur privatësinë e miqve të faqes sonë.