Frikë për mamin e dy vajzave të mia, me nyje në mushkëri dhe depresionin që e ka kapluar.

Arditi ishte tej mase i pikëlluar. Lajmi se Gentës i ishin diagnostikuar nyje të rralla në mushkëri i erdhi si një rrufe në qiellin e pastër. Kishte kohë që Genta nuk ndihej mirë dhe depresioni i saj kishte filluar shumë kohë më parë diagnostikimit. Nuk i shëtiste më dy vajzat në park, nuk i ndiqte më në detyrat e shtëpisë dhe nuk u përgjigjej në telefon thirrjeve të shoqeve të punës, me të cilat dilte rregullisht në buzëmbrëmje për pica apo aperitivë. 

I shoqi e merrte shpesh në ndeshjet futbollistike të klubit të lagjes, propozonte shpesh shëtitjet në ajër të pastër, apo orët e leximit në bibliotekën e lagjes, por asgjë nuk ia kthente Gentës vezullimin e dikurshëm të syve. Asgjë nuk e tërhiqte më lart gjendjen e saj të rënduar shpirtërore. Nesër ka vizitën me primarin më të mirë të spitaleve të kryeqytetit dhe dje në shtrat i pëshpërit mes lotësh Arditit: do ta shohësh që nuk do ta mbush vitin. Dreqi e marrtë, u nxeh ai, mjaft me këto budallallëqe, nuk dua të të dëgjoj më të flasësh kështu! 

Genta për fat të keq kishte rastin e të atit të saj, që ndërroi jetë nga një sëmundje e keqe. Lidhja e dashurisë që kishte krijuar me të atin nuk mund ta qetësonte, në përjashtimin e mundësisë, se edhe për të ishte shkruar i njëjti fat. Arditi me gjithë zemër do të dëshironte ti gjendej pranë nesër gjatë vizitës, për këtë mori dhe lejen nga puna, por ajo ia kishte prerë shkurt: dua ta përballoj vetë. I pafuqishëm dhe krahëkëputur ra mbi divan dhe vuri duart në kokë, pa qenë i zoti të mendojë asgjë përveç Gentës. Ra zilja dhe ai nuk nxitoi ta hapte. Ishin vajzat me nënën, që ktheheshin nga shkolla. Zot ç'do të bëhet me to? Ç'mund të bëjë më tepër se kaq një burrë?!  

 

Kjo histori ka ardhur nëThis email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.ëse dëshironi të na besoni historitë më domethënëse të jetës suaj mund të na shkruani nëThis email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. faqen tonë Bebe & Vogëlushë. Jeni të mirëpritur. Rrëfimi i mësipërm është redaktuar nga Elda. T. nëna e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Emrat e personazheve janë ndërruar për të ruajtur privatësinë e miqve të faqes sonë.

 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus