Burani per fëmijë 15muajsh+

Perberesit ushqimore per 4 persona: 

Oriz 200-250gr 

Spinaq i fresket 1pakete ose 4-5duar 

1Qepe e vogel, ose Qepujke 

Vaj ulliri ekstravirgjer  

1-2kokrra veze 

Ereza sipas deshires vetem per te rriturit 

Leng mishi 

Kripe (pakez) 

 

 

Pergatitja e recetes: 

Grijme shume holle Qepen, pa aspak yndyre e hedhim ne nje tepsi te vogel dhe e pjekim ne furre, derisa te marre ngjyre te arte. 

Vec ne nje tenxhere ne flake maksimale pjekim Orizin pa aspak yndyre, derisa te leshoje aromen karakteristike te pjekjes. Qepen dhe kokrrat e Orizit te pjekur i shtojme bashke duke i perzier mire ne flake modeste. 

Menjehere me pas shtojme spinaqin dhe e leme masen te sfumohet.  

Sperkatim here pas here masen me leng mishi ose uje, (ku kemi tretur me pare pakez kripe), qe te mos ngjise ne fund te tenxheres, per rreth 12minuta ne flake shume te ulet. 

Pas zjerjes shtojme 2kokrrat e vezes dhe nuk e perziejme me masen per gati 3minuta. 

Heqim nga zjarri, leme te ftohet pak, pjatojme dhe sperkatim me vaj ulliri ekstravirgjer dhe servirim. 

Related Articles

blog comments powered by Disqus