Do sillemi mirë, mos na rrih.

Hë? Prapë keq u sollën, por unë u ndjeva më pak prind kake.

E vendosa!  
Nuk dua më që kur të rriten të më kujtojnë si një mami apo babi, që i kam kërrdisur në dru, gjunte bythëvepërpakgjë, që ulëriste edhe për gjënë më të vogël, që thoshte Jo për çdo gjë që kërkonin...! 
Do doja të ruajnë për ne kujtime si prindër, që i çonin në Dardhë për pushime dhe që i çonim në pyll të shihnim ku banonte Ariu, që i linim të hanin paninet në krevat, por sidomos në makinë (nuk di do arrijmë ndonjëherë ti lëmë të hamë në makinë, jooooo gjallë në botë,) që u blinim edhe çokollata edhe akullore...

Nuk ka të beje me dashurinë prindërore, ne e dimë që i duam fort dhe fëmijët e dinë që ne i duam fort. Ka të bëjë me kohën cilësore që ne kalojmë me ta. Nuk po rrimë me fëmijët tanë! Kur ulemi në tavolinën e ngrënies jemi bomba dore, që shpërthejmë në ajër me tekën e parë të tyre. Nuk kemi më kohë ti durojmë,gëzojmë rritjen e tyre. Para nja një muaji im bir më tha, u rrita tani, mos më bërtit para shokëve. Dakort i thashë por edhe ti mundohu të sillesh mirë ok?  
Abrakadbra! 
Hë do thoni ju, si U sollën? Mirë? Çfarë mirë aman, e vetmja që u soll mirë dhe nuk i rrahu isha unë! Por të paktën filluan të më adhuronin! Dhe e ndjeva veten më pak prind kake!
Opo mirë dakort, po po u hoqe dajakun do sillen mirë? Do rrojmë e do shikojmë o mama, do rrojmë e shikojmë.

Related Articles

blog comments powered by Disqus