Hë? Prapë keq u sollën, por unë u ndjeva më pak prind kake.
E vendosa!
Nuk dua më që kur të rriten të më kujtojnë si një mami apo babi, që i kam kërrdisur në dru, gjunte bythëvepërpakgjë, që ulëriste edhe për gjënë më të vogël, që thoshte Jo për çdo gjë që kërkonin...!
Do doja të ruajnë për ne kujtime si prindër, që i çonin në Dardhë për pushime dhe që i çonim në pyll të shihnim ku banonte Ariu, që i linim të hanin paninet në krevat, por sidomos në makinë (nuk di do arrijmë ndonjëherë ti lëmë të hamë në makinë, jooooo gjallë në botë,) që u blinim edhe çokollata edhe akullore...
A ju kam thene, si kam formuar kutine e kujtimeve te dy bebave te mi?
Nese jo atehere po e shtoj edhe kete mrekulli, qe shkrin zemrat e nenave vetem me aromen e hapjes se saj, mendoni pastaj kur i nxjerr te gjitha nje nga nje, cfare kujtimesh te embla
Shfletimi i kesaj kutie bashke me femijet, kur rriten me ka bere te ndihem te pakten nje here te vetme nje mama e persosur!
Njerezimi ka shkelur ne Hene, ka fluturuar ne ajer, eshte zhytur thelle ne det me hapin e Zhyl Vernit, ka zbuluar Ameriken dhe mikroskopin, ecen me dy kembe dhe ka luajtur femije me ... flluska sapuni.
Mos me thuaj jo, cdo femije ne kete bote ka qendruar i mahnitur para tyre dhe ka enderruar qofte edhe nje here te vetme te mblidhet kruspull brenda tyre e te fluturoje me to qofte edhe per dy sekonda. Te thote "hej une njehere kam fluturuar."