Kutia e kujtimeve te foshnjes sime

Kutia e kujtimeve te foshnjes sime
A ju kam thene, si kam formuar kutine e kujtimeve te dy bebave te mi?
Nese jo atehere po e shtoj edhe kete mrekulli, qe shkrin zemrat e nenave vetem me aromen e hapjes se saj, mendoni pastaj kur i nxjerr te gjitha nje nga nje, cfare kujtimesh te embla
Shfletimi i kesaj kutie bashke me femijet, kur rriten me ka bere te ndihem te pakten nje here te vetme nje mama e persosur!
Nese edhe ju kerkoni dicka qe te mos jete nje kuti banale apo fundi i nje sirtari komoje, kujtimet brenda te cilit tunden e shkunden sa here qe hapim, ku te ruani gjithcka qe ju transporton, pas ne kohe, duke nisur nga shtatzania, ne lindje dhe ditet e para te jetes se femijes tuaj, ja nje ide e lezetshme per ju.
 
Besoj i mbani mend ato konfeksionet qe na dhurojne gjate lehonise, pas lindjes? Ato kutite e kartonit me imazhe femijesh, apo ato te produkteve per foshnja, qe permbajne kampione falas sapuni te pare, Titi (biberon fals), apo bonuse per blerjen e pelenave?

Une kam ruajtur nga keto kuti dhe brenda kam mbledhur kujtimeve nga me te bukurat. I kam hequr menjane ato ne kohen e pritjes se embel, pak a shume ne ate kohe kur isha ne gjendje te kuptoja magjine e shtatzanise, te barkut qe rrumbullakosej dhe te ardhjes ne jete, cdo here qe e nxjerrim ate kuti dhe e hapim, shohim entra me sy hapur per lindjen e tyre dhe celin tek ne lulet e tregimeve mbi fjongot e kaltra, apo roze, tregimet per barkun, sesa te vegjel ishin kur Linden, se cfare perdornin...

Ne kutite e kujtimeve te bebave te mi gjen:
Sigurisht qe nuk do te mungonte kurre testet e shtatzanise me dy vizat qe lajmeronin eventin e shumepritur.

Pas lindjes kam ruajtur dhe kartelen e spitalit me te dhenat e para te bebit, emri, data, pesha, rrethin e dores se mamit dhe bebave etj
Ne ate kuti ka vend edhe per kemishen e pare fatsjellese te bebit, ajo qe i vishet bebit castin e pare pas lindjes per ti uruar nje jete te lumtur plot shendet, fat -e lumturi.

Me kalimin e kohes dite pas dite, qe femijet e mi hidhnin shtat u pasuruan dhe kutite e kujtimeve:
ne tonat nuk mungojne fashoja me kordonin e rene kerthizor, (tek ne eshte zakon te ruhet)

Balukja e pare e prere, Body i pare mikroskopik, Çorapet e para, si dhe kapelja e pare e perdorur ne ditet e spitalit.

Por kuptohet qe cdo nene perdor sendet me te cilat eshte me e lidhur emocionalisht, apo te zgjedhe te ndjeke emocionet e saj memesore, apo kujtime te lidhura me shtatzanine, ditet e para te foshnjes se saj, pse jo ketu edhe gjurmet e kembeve dhe te duarve etj.

Jua siguroj se kur femijet tuaj arrijne tek ju me ate klasiken qe ta heq trunin:
mami jam i merzitur, s'kam cfare te bej, mjafton te hapim kutine e kujtimeve dhe do tu duket engjejve tane sikur hapet nje dere magjike qe do ti riktheje buzeqeshjen, do tu dhuroje emocione dhe gezim te papershkrueshem.

Related Articles

blog comments powered by Disqus