Articles in Category: Ditari i një mami

Letra mallëngjyese e një mami, me vajzë autike

Kate është një fëmijë e prekur nga Autizmi. Pas shëtitjes me prindërit e saj Disneyland merr rrugën e kthimit në shtëpi me avion dhe ulet në avion afër një të panjohuri. Shannell e ëma e vajzës, në blogun e saj shkruan një letër drejtuar atij pasagjeri ulur pranë të bijës dhe e falenderon, që ai luajti me të bijën, që i kapërceu frikën dhe paragjykimet dhe që i dhuroi buzëqeshje dhe pak nga koha e tij. 

Ja dhe teksti i letrës i publikuar në sitin FaitHit:

 

Letra mallëngjyese e një mami, me vajzë autike

Kate është një fëmijë e prekur nga Autizmi. Pas shëtitjes me prindërit e saj Disneyland merr rrugën e kthimit në shtëpi me avion dhe ulet në avion afër një të panjohuri. Shannell e ëma e vajzës, në blogun e saj shkruan një letër drejtuar atij pasagjeri ulur pranë të bijës dhe e falenderon, që ai luajti me të bijën, që i kapërceu frikën dhe paragjykimet dhe që i dhuroi buzëqeshje dhe pak nga koha e tij. 

Ja dhe teksti i letrës i publikuar në sitin FaitHit:

 

Keshilla kur femija nuk ha. Mosha 4 deri 12muajsh

Keshilla kur femija nuk ha. Mosha 4 deri 12muajsh

He se na plaset nuk ha, nuk ha! :) Ja ku mund te gjeni disa rregulla te arta, kur femija nuk e hap gojen per te ngrene: te gjitha ne pa perjashtim, kur behet fjale per beben tone mendojme se nuk eshte i zoti te beje asgje, pa ndihmen tone te bekueshme dhe ndoshta nje fare te drejte e kemi, por kur vjen fjala tek ushqimi gabojme. Femija yne te pakten persa i perket te ngrenit rregullohet vete (autorregullohet).

Kutia e kujtimeve te foshnjes sime

Kutia e kujtimeve te foshnjes sime
A ju kam thene, si kam formuar kutine e kujtimeve te dy bebave te mi?
Nese jo atehere po e shtoj edhe kete mrekulli, qe shkrin zemrat e nenave vetem me aromen e hapjes se saj, mendoni pastaj kur i nxjerr te gjitha nje nga nje, cfare kujtimesh te embla
Shfletimi i kesaj kutie bashke me femijet, kur rriten me ka bere te ndihem te pakten nje here te vetme nje mama e persosur!

Shqiperia nuk eshte vend per te rritur femije...

Pogradeci Liqeni i Ohrit
Te pakten per te rritur timen qe eshte 7 muajshe!
Rigoroze ne maksimum per te respektuar qofte edhe te vetmet viza te bardha ne rruget me pluhur, pres me durim, qe ma ka falur ai qe sheh atje lart, pa vene doren ne zemer, te kaloje vargu i madh i makinave neper rruget e Vlores ku vendosa te kaloj pushimet kete vere. Nje makine me targe te huaj (dhe asnje ketu mos te marre guximin te me kundershtoje, targat e huaja ndalojne gjithnje per ti hapur rruget kembesoreve) me lejon te kaloj pas pese minutash pritjeje te kaloja ne anen tjeter...

Mireserdhe Ema!

Mireserdhe Ema
Bebe dhe Vogelushe ka kenaqesine t'ju prezantoje me ardhjen ne kete bote...
.... te Emes , qofsh e lumtur zemer e vogel dhe rrethuar nga dashuri e madhe gjate gjithe jetes tende te gjate.
Mami Aida dhe Ema ju puth Elda fort nga larg! :-)

Lapsa te pamprehur dhe veshe faqesh libri!

Rregulli s'ka qene kurre pika ime e forte!
Lete marrim shkollen psh... Kisha librat me te zhgarravitur me emrat e bandillit qe nuk e dinte se une ekzistoja... e megjithate me pelqente ky mazokizem i embel dhe madje u mburresha per kete gjithe mikeve te mia te universitetit.

Por mosha ben te veten. Jam budallallepsur fare dhe me maniake se kurre. Me ngrihen qimet e kokes perpjete kur shoh faqet e librave te Edit qe behen me (veshe) dhe perkulen atje ku kalon berrylat. Si eshte e mundur qe sa shoh nje te fshire gome te njollosur qe tallet me mua nga fletorja duke mu cjerre "shikoje pjellen tende, keshtu llojesh po rrit" me kap nervozizmi. Pale pastaj kur shoh majat e lapsave te paprehur dhe canten e tyre qe se ka vene tek rafti i duhur apo kopertinen e librave te pasticuar me vinovil? GRRRRR do te vdes une ty, hajde ketu ... ketu afer meje thashe si Puci ne kohe te vet.
Neteve kur askush nuk me sheh, i rregulloj te gjitha, filloj me canten e djalit tim "kafshates se pare naif" . Rishkruaj, fshij, ngjyros gropat e bardha "sa here i kam thene per gropat e bardha te mos i lere pa ngjyrosur? Lemoj veshet e faqeve te zhubrosura.

Pse perfundova keshtu? Pse veprimet e tim biri nuk i pranoj aq me moskokecarje rebele si ato te miat.
E mbi te gjitha si eshte e mundur qe notat e tjera i kisha ne rregull edhe pse ma priste vetem kur beja hartime! Do pyes babin kete vere por s'ma ha mendja se do te pohoje ndonje allishverish te tille. Fundja cili prind nuk ka vene kurre dore tek nje vizatim biri? Tani qe po vras mendjen ne kohe te Enverit ishim te gjithe me dhjeta.

Elda Terpo

Per Aiden!

(ese e shkurter)

Per Aiden
Jam ne qoshken me te ngrohte te dhomes duke i dhene nje nga gjivaktet vajzes sime te dyte Aides! Gjate ketij procesi sa stresues aq i nevojshem dhe themeltar per eksistencen e njomeshtines time, me vijne nder mend fraza te shkeputura nga statuse te miqve te mi, qe i kam lexuar gjate dites.

Pak histori alla Elda per qumeshtin e lopes!

Pak histori alla Elda per qumeshtin e lopes!
Dy rreshta do hedh mos u frikesoni, meqenese sot u hap nje teme e lezetshme shtese per perdorimin ose jo te qumeshtit te lopes tek femijet. Ajo qe do te shkruaj me poshte eshte thjesht nje kujtim i vaget i shtate viteve me pare, kur rrisja djalin tim Edin.  Ndoshta gabohem, por thjesht dy rreshta jo ne detaj sa per te hedhur dicka ne ditar nderkohe qe perfitoj nga fakti, qe Aida ime fle pas sazeve qe ka ngritur dje deri ne 3 te mengjesit dicka me eshte ngulitur ne mendje qe atehere nga ai artikull:

Cfare pasioni shfaq pas lindjes?

Cfare pasioni shfaq pas lindjes
E kuptoj! Lere fare... me dy femije s'do shume mend, qe une edhe pse s'kam pasur kurre dhimbje koke ne jeten time, tani jam bere me migrene kronike
E dini c'thote legjenda?
Na ishte njehere nje baba per here te pare! Gruan e kishte te bukur sa me s'ka! Vecse pasi i erdhi ne jete djali i pare, nuk donte te shkonte me me nusen ne shtrat.