Shqiperia nuk eshte vend per te rritur femije...

Pogradeci Liqeni i Ohrit
Te pakten per te rritur timen qe eshte 7 muajshe!
Rigoroze ne maksimum per te respektuar qofte edhe te vetmet viza te bardha ne rruget me pluhur, pres me durim, qe ma ka falur ai qe sheh atje lart, pa vene doren ne zemer, te kaloje vargu i madh i makinave neper rruget e Vlores ku vendosa te kaloj pushimet kete vere. Nje makine me targe te huaj (dhe asnje ketu mos te marre guximin te me kundershtoje, targat e huaja ndalojne gjithnje per ti hapur rruget kembesoreve) me lejon te kaloj pas pese minutash pritjeje te kaloja ne anen tjeter...
I falem si nje Zoti te vertete duke shpresuar se e ka degjuar perdellimin tim te vuajtur " Faleminderit vlla" dhe marr te kaloj nga ana tjeter... kur vargun e makinave e ndan me dysh nje kokenxehte, me familjen e vet , gruan dhe dy vajza te vogla, del komplet ne krah te kundert dhe te gabuar te rruges... ngrij ne vend dhe shtrengoj me frike vajzen time ne kraharor, qe per pak me bie nga duart... dhe shpejtoj me vrap ti jap kohen e duhur makines mizore te pakten te frenoje, lutem te degjoj zhurmen e frenave... por asgje... nuk frenon, eshte gati te kaloje mbi ty dhe femijen tend pa iu dridhur qerpiku se po kalon mbi nje nene me femije ne krah, - cudi nuk u sjell asgje ketyre tipave statusi i babait te dy vajzave? Je bere baba, a nuk duhet te ishte kjo nje trampoline per te mos rrezikuar jeten e nje babai, te nje nene tjeter, apo te nje bije tjeter?

E shoh me percmimin "Ku shkon o kriminel" dhe nderkaq degjoj nenen e tim shoqi qe me fton te mos i shoh ne ate menyre: Ka rrezik te dale dhe te te qelloje ne mes te rruges e te te lere top ne vend... ul syte dhe vazhdoj rrugen duke u dridhur...
Ne shtepi me mungonte qumeshti Alt.mil Per Aiden. Me friken se vajza ngel pa ngrene dhe duke mallkuar veten njeqind here qe s'mora dy paketa me qumesht pluhur, dergoj tim shoq te marre ne farmaci nje pako sa per dy ditet e fundit te pushimeve... kthehet dhe gati me bie te fiket 400g alt.mil 1.300 leke ne Itali me oferte mund te gjesh 900g 9 euro. Dhe te mendosh ku jane rrogat e Italise me ato te Shqiperise...!

Ruget pa asfaltuar dhe karroca ngec nen llucen e ujrave te shperthyera te nje pusete. Lokalet asnje siperfaqe te rreshkitshme ne ndihme te te afteve ndryshe apo mjeteve te transportit foshnjor. Dhe pronari barkderr qe tund celesat e barakes duke qeshur dhe me thene me i vendosur se kurre " E di shume mire qe do te ktheheni edhe tjeter"

Tu befte motra po me pe heren tjeter ti ketu mua me pershty ne fytyre mu tek fotoja e Fejsbukut se ajo kishte reklamen qe ftonte dhe inkurajonte turizmin ne Shqiperi!
Perpara se gjithash shqiptaret duhet te mesojne se qe te kesh sukses duhet te punosh per klientin per ta pasur ate edhe vitin tjeter, Mesohuni te punoni per vitin tjeter! Ky eshte sekreti nese me doni perseri te vizitoj qytetin tuaj!

Meqe ra fjala Pogradeci eshte nje qytet ku ndoshta nuk mund te rritesh femije por me hotele, restorante, rruge dhe ambjente posacerisht per femije. Gjithcka e menduar per masen dhe jeten e prinderve me femije. Bebe dhe Vogelushe kete radhe voton per Pogradecin dhe Linin. Nje mrekulli per boten feminore dhe ate te lodhur te prinderve te rinj!

Related Articles

blog comments powered by Disqus