Articles in Category: Une si mama

Kur bebi eshte i vogël

nuk eshte e nevojshme te shendoshet nena.

Shpesh jemi kurioze:
Pesha qe fiton nena gjate shtatezanise shkon ne nje hap me rritjen e femijes ne bark? Dhe nese shendoshem pak do kem nje beb te vogel?

Ne nje shtatzani fiziologjike nuk ka lidhje mes peshes se nenes dhe madhesise se fetusit. Por nese nje nene vuan nga anoreksia eshte e sigurte qe femija e saj do te jete i vogel. Ndryshon puna ne rastin e zhvillimit te shtatezanise gjate 9 muajve si psh diabeti gravidik.

Një nënë me fëmijë autik nuk ka zgjidhje tjetër veç të bëhet heroinë

E kam zbuluar kohët e fundit faqen tuaj dhe vendosa t'ju shkruaj jo më shumë për këshilla, sesa për ta ndarë me ju historinë e jetës sime. Edhe pse vajza ime 5 vjeçare bart sindromën e spektrit të autizmit, jam një mama e lumtur dhe me fat. Periudha ku jam lëkundur më shumë se kurrë në jetën time.... kjo histori filloi 3 vjet më parë. Me keqardhje e them se gabimi më i madh që bëmë me vajzën ishte se dëgjuam fjalët e të tjerëve, hë se i vjen goja vonë. Kur iu diagnostikua sindroma e Autizmit, çdo nënë besoj se e kupton vetë që mu shemb qielli mbi kokë. 

Keshilla kur femija nuk ha. Mosha 4 deri 12muajsh

Keshilla kur femija nuk ha. Mosha 4 deri 12muajsh

He se na plaset nuk ha, nuk ha! :) Ja ku mund te gjeni disa rregulla te arta, kur femija nuk e hap gojen per te ngrene: te gjitha ne pa perjashtim, kur behet fjale per beben tone mendojme se nuk eshte i zoti te beje asgje, pa ndihmen tone te bekueshme dhe ndoshta nje fare te drejte e kemi, por kur vjen fjala tek ushqimi gabojme. Femija yne te pakten persa i perket te ngrenit rregullohet vete (autorregullohet).

Program ushqimor Bebe & Vogëlushë per foshnja nga 0 - 3 muajsh

Nje femije qe po ushqehet me biberon

Kujtese:
Cdo foshnje eshte nje bote me vete, me nevojat, me karakteristikat dhe me kohen e vet. Nuk duhet krahasuar nje femije me nje tjeter dhe nuk mund te propozojme zgjidhje standarte persa i perket gjivaktit, gjidhenies dhe rritjes. Ketu do te gjeni thjesht linja udhezimi mbi sasine dhe numrin e vakteve me te cilat nje femije duhet ushqyer; nese ekzistojne probleme ose keni dyshime drejtohuni pediatrit te besuar dhe pervojes se tij.

Duajeni paracetamolin dhe lereni antibiotikun

Duajeni paracetamolin dhe lereni antibiotikun
Nena duajeni paracetamolin (takipirinen) me shume se burrin madje me shume se dashnorin e te gjitha nenave, antibiotikun. Funksionon dhe kushton pak, ja arsyeja pse pediatret e keshillojne fortesisht dhe pse perdorimi i tij eshte kaq i perhapur.
Ky ilac c'eshte e verteta eshte shume i efektshem edhe kunder dhimbjes ose kur femija eshte i shqetesuar apo qan.
Eshte i mrekullueshem per te ulur temperaturen.
Shume i mire per te qetesuar dobesine e pashmangshme qe provon femija para ngritjes se temperatures trupore.
Dhe ne fund mos harroni: Kushton shume pak.
Ne kohe krize te mos harrojme qe ky eshte nje detaj goxha i rendesishem dhe qe s'duhet harruar.
Flitet s'e kam te dashur... mire po ju rrefej ky eshte paracetamoli.

Cfare duhet te bejme kur ka kolle

Cfare duhet te bejme kur ka kolle
Ekzistojne dy lloje kollash e trashe dhe e thate. Kolla eshte nje mjet mbrojtes i organizmit sepse ndihmon ne clirimin nga sekrecionet e rrugeve te frymemarrjes.
 
Pediatri rekomandon te mos merren ilace.
 
Eshte shume e rendesishme ti jepen shume lengje bebit sidomos kamomil, caj finoku, ose te tjera cajra te pershtatshme per femijet e moshes 4 muajsh me substanca te posacme zbutese (emoliente) dhe qe ndihmojne te shkrijne gelbazat duke lehtesuar eleminimin e tyre.

Ne rast se gelltit produkte te rrezikshme

Ne rast se gelltit produkte te rrezikshme
Mos provokoni asnjehere te vjellet:
Substancat kaustike duke ardhur perseri ne ezofag shkaktojne deme te rrezikshme!
Kurre mos i jepni ilace shtepiake!
Telefonojini menjehere urgjences numer qe kur je ne panik eshte i shkurter per tu mbajtur mend dhe prisni udhezimet e tij.
Ne rast se shkohet ne urgjence mos harroni te coni tek ekspertet dhe emrin e produktit qe ka gelltitur femija
(akoma me mire nese e merrni me vete pakon)
sasine e gelltitur, shikoni sa mungon nga lengu qe kishit ne bidon!
Dhe ne fund menyren si eshte demtuar (gelltititje, sperkatje, contakt me syte apo me lekuren!

Nese dhembet vonojne te dalin ose dalin shume shpejt

Nese dhembet vonojne te dalin ose dalin shume shpejt
Sa gezim per prinderit kur buzeqeshja e femijeve te tyre shoqerohet nga shfaqja e dhembit te pare!
 
Dhembesimi eshte nje etape shume e rendesishme ne jeten e foshnjes!
Vetem se shpesh perjetohet me bezdi, nervozizem nga vogelushi sidomos gjate oreve te nates.
Si ta ndihmojme ta kaloje sa me lehte kete veshtiresi?
Dhe perse ndonjehere dhembet arrijne me vonese? Ka foshnja te cilat dhembet u dalin shpejt, ka femije qe lindin me dhembe. Raste shume te rralla por ja qe ndodh.
Mos kini frike nese dhembet vonojne pak.