Keshilla kur femija nuk ha. Mosha 4 deri 12muajsh

Keshilla kur femija nuk ha. Mosha 4 deri 12muajsh

He se na plaset nuk ha, nuk ha! :) Ja ku mund te gjeni disa rregulla te arta, kur femija nuk e hap gojen per te ngrene: te gjitha ne pa perjashtim, kur behet fjale per beben tone mendojme se nuk eshte i zoti te beje asgje, pa ndihmen tone te bekueshme dhe ndoshta nje fare te drejte e kemi, por kur vjen fjala tek ushqimi gabojme. Femija yne te pakten persa i perket te ngrenit rregullohet vete (autorregullohet).

Gjeja e pare nga e cila duhet te ruhen nenat e femijeve, qe nuk hane me qejf eshte te ulin krizat e nervave, ne oret vaktit te drekes. Ndryshe capkeni juaj i vogel vetem 6muajsh do jua pije lengun dhe do tju beje te ndiheni (skam cti bej me, nuk kam me fuqi, cfare kake kalamani polla, gjalle yt ate, sikur te ka shfryre nga hundet ) me te pafuqishme nga te gjitha grate e tjera. Pale pastaj kur jemi te rrethuar nga familjare, kusherinj, baballare dhe mamallare, kunata e kunatllare, vjehrri e miqellare, qe kane harruar se kane heq piken e zeze, kur ushqenin bebat ne kete moshe dhe vetem nje fjale dine femije si ju, me keto kushte qe keni sot, rrisja 100 kalamaj une.

Per te gjitha nenat qe i plas shpirti ne vakt dreke a darke kam nje pyetje: keni pare deri me sot qe nje femije te vdese per buke kur i rrime me luge ne dore nga mbrapa dhe nena, qe nuk e vrasin mendjen, edhe pse nuk hengri tani, do haje pastaj?! Pra qetesohuni, se asnje femije nuk vdes per te ngrene dhe shume mama nuk deshperohen kaq shume.

Beni si keto te fundit: mbushini mendjen vetes se femija do haje, sa i hahet dhe jo te haje, aq sa mami mendon, se duhet te haje. Ndaj hiqni dore nga lodrat per ti terhequr vemendjen gjate bukes, kenget dhe muzika, TV, ndjekja mbrapa me luge ne dore ''qe ti behet qejfi Benit, i bie gjyshi legenit'', apo kthimi i guzhines ne Teatrin E Kukullave Skampa me corape-pellusha ne duar! Evitojini keto zakone.

Casti i ngrenies duhet jete pa asnje lloj ankthi, por i qete per te dy palet: bebin dhe prindin. Mos ngulmoni dhe mos prisni me kot, asnjehere te haje me zor nje femije ne ditet, kur i ka kaluar ora è gjumit, kur mund te jete nevrikosur, ka fazen e daljes se dhembeve, eshte i semure, i lodhur etj. 

Edhe ne fazen e zbulimit te shijeve te ndryshme dhe te reja eshte krejtesisht normale qe femija ate qe sot e pelqen, neser tja u permbyse ne toke pjaten e supes, ngaqe nuk i shtyhet poshte tek femijet e kesaj moshe baza eshte qumeshti, pjatat me ushqime te ngurta jane kompletime te gjivaktit. Cdo nene ne veshtiresite me lugen nuk duhet ta harroje kete. 

Shume kujdes nga mesimi me shprehjen: nuk me ha, nuk me ha! Mos e perserisni asnjehere. Do thoni ju por c'te them? Kur s'ha s'ha... dakort jemi nena dhe plot ankthe madje, por jo se ktheu nje here koken, ne te themi menjehere nuk ha. 

Duhet te mesojme te njohim shijet e kolopucit tone. Ne rast se i pelqejne shijet e embla, shtojme pak frut dardhe te grire tek supa, nese pelqen copat e ushqimit bluajme me pak, nese ''po te gjeta nje therrime me te madhe ta lashe ne pjate supen ta hash vete'' e bluajme me mire ne blender.  

Racionet duhet te jene te vogla, sepse teprimi ne pjate e tremb femijen. Edhe po ngeli ne pjate mami duhet ta perlaje vete, keshtu femija sheh prindin qe e ha me entuziazem supen e bebeve dhe i shtohet oreksi.

Dakort te shohim shpesh perqindjet, llogaritjet, tabelat normale te peshes, por me teper te shohim femijen, ne eshte aktiv e i shendetshem, nuk ka vend per ''me rente pika sme ha fare Edi''

Related Articles

blog comments powered by Disqus