nuk eshte e nevojshme te shendoshet nena.
Shpesh jemi kurioze:
Pesha qe fiton nena gjate shtatezanise shkon ne nje hap me rritjen e femijes ne bark? Dhe nese shendoshem pak do kem nje beb te vogel?
Ne nje shtatzani fiziologjike nuk ka lidhje mes peshes se nenes dhe madhesise se fetusit. Por nese nje nene vuan nga anoreksia eshte e sigurte qe femija e saj do te jete i vogel. Ndryshon puna ne rastin e zhvillimit te shtatezanise gjate 9 muajve si psh diabeti gravidik.
Historia ime...
Përshëndetje!
Nuk e di nëse do te mund të përfshij të gjitha momentet e veçanta, prej kur nisa rrugëtimin përr tu bërë nënë e derisa ia arrita, pasi shumë gjëra kanë ndodhur prej atëherë dhe jam e lumtur, që tani mbaj në duar vogëlushet e mia 11 muajshe.
Lajmin për shtatzaninë e prita me gëzim shumë të madh... po ashtu im shoq dhe të gjithë të afërmit . Po shijoja ditët e para të shtatzanisë , përkatësisht në fillim të javës s se 8-te kur zgjohem nga gjumi dhe vërej gjakderdhje të shumtë në zonën intime. Me urgjencë i bëra telefon qendrës spitalore.
Në moshën 18 vjeç kaloja periudhën më të errët të jetës sime . Me djalin që kisha marrëdhënie isha ndarë, sepse ishte ai që më bëri përdoruese të helmit të bardhë, i dhunshëm siç qe më kishte shkatërruar komplet jetën, aq më tepër si njeri. Nuk po njihja më veten. Jetoja në Itali asaj kohe bashkë me mamin dhe babin. Babi pësoi një aksident në punë dhe për të jeta kishte rezervuar një periudhë depresioni të thellë,por më të rëndë ua bëra unë gjendjen prindërve të mi, sepse abuzoja duke u vjedhur dhe ato pak lekë që mezi i vinin mënjanë, me sakrifica.
Kisha pësuar shumë aborte, foshnja që nuk lindën kurrë. Pas çdo pastrimi që më bënin lëpija plagët, pas çdo humbjeje që më shenjonte si me thikë zemrën, ëndrrën për të pasur një fëmijë e shihja çdo natë dhe në errësirë imagjinoja ngjyrën e syve, dorën e tij në gishtat e mi dhe ndjeja si diçka reale aromën e tij sa herë që qaja mbi jastëk. Qaja e dëshpëruar, sepse nuk munda ti vë një emër krijesës sime, ti jepja një jetë, një zë, një krevat, ti jepja gji, ta përkundja...
A ju kam thene, si kam formuar kutine e kujtimeve te dy bebave te mi?
Nese jo atehere po e shtoj edhe kete mrekulli, qe shkrin zemrat e nenave vetem me aromen e hapjes se saj, mendoni pastaj kur i nxjerr te gjitha nje nga nje, cfare kujtimesh te embla
Shfletimi i kesaj kutie bashke me femijet, kur rriten me ka bere te ndihem te pakten nje here te vetme nje mama e persosur!
Dhe me ne fund piva kafe dhe me miken time "Sofijen" italianen e bukur me tipare mesdhetare qe sapo ka mesuar qe une ia kam shqiptarizuar emrin dhe friken nga lindja, duke i dhene kurajon me te cilen kam perballuar te dy lindjet e mia. I kujtoj sa here qe takohemi, qe gjyshet tona lindnin ne shtepi, duke u varur tek traret e shtepise.