Si te mposhtim friken nga lindja?

Frike nga shtatezania
Dhe me ne fund piva kafe dhe me miken time "Sofijen" italianen e bukur me tipare mesdhetare qe sapo ka mesuar qe une ia kam shqiptarizuar emrin dhe friken nga lindja, duke i dhene kurajon me te cilen kam perballuar te dy lindjet e mia. I kujtoj sa here qe takohemi, qe gjyshet tona lindnin ne shtepi, duke u varur tek traret e shtepise.
Me vjen zor t'ja them ndokujt tjeter vec teje Elda por e bej ne br... nga frika kur e mendoj qe do pjell! - cuditerisht italianet perdorin "pjell" ne vend te "lind" edhe pse jane goxha perpara nesh, ne respektin ndaj femres. Pak e nga pak zberthehet dhe lirohet nga ngerci, duke me treguar per gjyshet bergamaske kur ishin nuse, u kthehej burri nga puna ne mal dhe u gjuanin me sa u hante dora pas qafe...

- Auuu, - bertiste e shkreta, - po thuaj mirembrema nje here, pastaj fillo nga avazi! Po pse gjuan xhanem?
- Ashtu kot, se do e kesh bere ndonje gje te keqe sot, se s'ben...
Nje nga te mirat e hapjes shpirterore me nje miken tende qe ka kaluar kete eksperience nje apo me shume here eshte edhe kjo, te mposhtesh friken nga lindja, aq me teper qe ketu keni dhe psikolog me tu keqen dhe qaheni kaq shume sa s'na lini radhe ne te tjereve te ankohemi.

-Pa me thuaj c'te tha gjinekologu? - ferkova duart une, duke menduar se e sigurova dhe nje ide tjeter per blogun
- Po si gjithmone, me nje brime i bie fyellit! Une i thashe: kam nje problem te madh dhe me vjen shume turp se jam 36 vjec dhe s'jam adoleshente te ankohem. Me ka hyre tmerri, kur e mendoj me shpeshtohen rrahjet e zemres dhe me bllokohet fryma. Po mendoja ta beja me operacion cezarian! Ju lutem me ndihmoni a mund te lind me operacion edhe pse nga ana mjekesore nuk ka vend per kete te fundit?
E nderuar zonje, - me tha qete - se dihet ma, se mos do pjelle ai, do pjell une :-) Nuk duhet t'ju vije turp sepse eshte mese normale te kesh frike nga ajo qe s'njeh dhe nga lindja qe provohet per here te pare ne jete, Sepse lindja s'eshte gje tjeter vec frike nga e panjohura! Pra ajo c'ka ndieni ndodh vertet te te gjitha grate, por duhet kontrolluar, qe te mos arrije t'ju prishe lumturine qe sjell lindja e nje femije. Ne radhe te pare eshte e nevojshme t'i mendojme dhimbjet e lindjes si mjete per te arritur tek qellimi kryesor, lindja e femijes dhe ne radhe te dyte nuk ka kohezgjatje te ekzagjeruar, ndodh ne nje hark kohor te shkurter dhe lindja e femijes sjell menjehere lirimin, sikur te mos kishe ndjere kurre dhimbje. Por ne rast se doni patjeter te eleminoni dhimbjet atehere bini dakort me gjinekologun tuaj per anestezine epidurale para afrimit te dites se deshiruar. Kjo e fundit heq dhimbjet, por ju lejon te lindni ne menyre natyrale, ne pergjithsi kjo ju lehteson shume shpirterisht. Dicka tjeter qe ju ndihmon tej mase, eshte edhe pjesmarrja ne grupet e pergatitjes per lindjen apo ne pamundesi mundoheni teflisni sa me shume me nena qe kane te njejtin status me tuajin.Ne rast se edhe kjo nuk eshte e mjaftueshme, mos harroni ti shprehni shqetesimin tuaj edhe nje psikologu.

Related Articles

blog comments powered by Disqus