Doni të rrisni prodhimin e qumështit te gjirit? Ja 10 gjëra që duhet të dini  

1. Te rrise me shume numrin e gjivakteve gjate dites, sidomos kur foshnja sapo ka ardhur ne jete. Sa here qe femija kerkon qumesht nena duhet te lere gjithcka qe ka ne dore dhe te kenaqe kerkesat e tij, sidomos ne muajt e pare te jetes. 

 

2. Mos te lere pa dhene asnje gjivakt, por te respektoje oraret e caktuara. Shume nena mendojne, se nese e ruajne qumeshtin per ne darke, ato do te kene me shume qumesht gjiri ne fund te dites. Gabim! Per dy arsye: 

e para kur nena ushqen, gjivakti nuk duhet mbajtur rezerve, por duhet boshatisur, sepse prodhimi i qumeshtit varet plotesisht nga thithja e tij dhe e dyta sa here qe qumeshti prodhohet e fillon te mblidhet ne gji, fillon te grumbullohet dhe substanca e ashtuquajtur FPQ Faktori i Prodhimit Qumeshtor, qe i con trurit sinjalin, se gjiri eshte teresisht i mbushur, prandaj gjiri duhet te ngadalesoje shpejtesine e prodhimit te qumeshtit. Ndersa kur ne e zbrazim gjirin, zbrazim dhe FPQ-ne dhe ne trurin e nenes vjen urdhri per te prodhuar qumesht, se nuk ka me per bebin. 

 

3. Gjirin e ndjeni te zbrazur? Kjo tregon se eshte krijuar nje ekuiliber i mire mes teje dhe bebit tend. Muajt e pare nena eshte mesuar ti ndjeje gjinjte e fryre dhe qumeshti rridhte gjithe lezet , por pas muajve te pare duket bosh, i zbrazur, i varur dhe ne shume caste sikur qumeshti po iken. Keshtu ato ndihen keq dhe plot trishtim. Nuk ka vend per shqetesime te kota, ju dhe bebi juaj keni ndertuar nje marredhenie plot harmoni dhe mbi te gjitha ju ofroni qumesht sipas kerkeses se foshnjes. Pra jeni ekuilibruar me ne fund! 

 

4. Ne oret e fundit te dites plotesoni deshiren e foshnjes per te pire. Pra sic e dime mbremja eshte momenti me i veshtire i dites per ne nenat e reja. Shohim gjirin te zbrazur dhe hyjme ne krizen memesore: do i filloj patjeter shtesen formule - Burre vrap ke Shaqja sa nuk e ka mbyllur akoma dyqanin, merr nje pako qumesht farmacie!  dhe po e pati mbyllur thoji me duhet patjeter :)  

Qetesohuni dhe mos e shqetesoni Shaqen kot! :) Femija ne mengjes thith gjate dhe rralle, ndersa ne darke pak dhe shpesh. Qumeshti ne darke merr perberje pak me ndryshe se ne mengjes, foshnja eshte lodhur gjate dites dhe ia ben gjumit, mund ti jape bezdi kolika (ajri ne bark etj), keshtu gjen ngushellim tek gjiri i nenes. Pra te dashura nena mos ia vini asnjehere fajin mungeses se qumeshtit, sepse gjendra mamare punon 24ore ne dite dhe qumeshti gjithmone del pa nderprerje. 

 

5. Hiqni dore nga ''sa here duhet ti jap gji ne dite? '' 

Shpesh nese nenat praktikojne gjivaktin miks, pra gershetojne gjidhenien natyrale me ate artificiale, numri gjivakteve gjate dites fillon te bjere me rritjen e bebit tone. Nese nena e quan te drejte dhenien e nje biberoni shtese sigurisht qe qumeshti i gjirit do ngadalesohet. Po ta veme re me kujdes (te pakten une isha e bindur, se bebi e kerkonte me shpesh gjirin gjate dites) kur mbush 4-5muajsh bebi yne e kerkon me shpesh se me pare gjirin tone dhe menjehere ne mendojme, se nuk kemi qumesht. Kjo ide jo ne te gjitha rastet eshte e sakte, ndaj nuk duhet te shpejtohemi te mendojme se femija ka nevoje vetem per qumeshtin e gjirit, por edhe shume nevoja te tjera jetesore. Kur eshte vape femija mund te kete etje: kur bebi ose mami mund te jene duke kaluar nje semundje, atehere bebi e kerkon gjirin per ngushellim, ose per te marre nga nena e tij antitrupat, keto thesare aq te nevojshme, qe sistemi imunitar i mamit i pergatit per bebin e vet. 

Pra gjiri nuk limitohet ti siguroje femijes vetem ushqim, por gjithcka tjeter te nevojshme per shendetin e bebes sone. 

 

6. Femija yne eshte i shqetesuar? Arsyeja nuk eshte mungesa e qumeshtit, por problemet gjate rritjes dhe zhvillimit trupor, mendor dhe emocional! Te gjitha keto zhvillime delikate perkufizohen me emrin touchpoint. Ne kete faze te karakterizuar nga shqetesimi dhe nervozizmi, pasiguria dhe nevojes per mbeshtetje eshte normale, qe femija te gjeje ngushellim tek figura me è qendrueshme, me e pranishme dhe ku gjen pika te forta referimi, tek nena dhe tek gjiri i saj per te gjetur perkedhelje, ngrohtesi, qetesi dhe paqe. Pra shume vemendje dhe durim sidomos oret e vona te darkes! 

 

7. Kur e veme ne gji bebin tone duhet te kemi shume kujdes si ta ngjise buzet pas thithkes se gjirit, pozicionin dhe thithjen qe ben femija! Sa me te persosur ta bej thithjen aq me shume do te stimulohet ardhja e qumeshtit. 

Pozicioni i duhur eshte te rrish ndenjur mbi nje karrige ose kolltuk te rehatshem, me disa jasteke, mbi te cilat te mbeshtesim mire shpinen, krahet tona dhe mbi to femijen, me kembet mbeshtetur mbi nje pupe, otoman, nje stol i larte mbi te cilin kemi vendosur nje jastek. Sidomos naten eshte shume i pershtatshem pozicioni shtrire ne nje ane mbi krevat dhe nje jastek te madh ose gjidhenie pas shpines dhe bycit te bebit. 

Mbajme me nje dore thithken, 

ofrojme bebin afer gjirit, duke u kujdesur qe bebi te jete pozicionuar shume rehatshem dhe ne nivel 

Koka duhet drejtuar tek thithka e gjirit, ndersa hunda te jete e mbeshtetur, por jo te shtypet, mbi gji. 

Buzet e bebit duhet te jene te hapura mire, per te kapur si thithken edhe pjese (me ngjyre te erret) gjiri. 

Shenjat qe bebi po thith ashtu si duhet jane: 

nofulla leviz ne menyre ritmike, 

nuk degjohen kercitje gishtash si ato qe bejne te rriturit gjate kercimit te valles se Napolonit. Kerrcitja e gishtave tregon, se bebi po thith ajer dhe jo qumesht. 

 

8. Nese ushqeni ekskluzivisht me gji, femijes nuk i duhet ofruar uje. Nese duam qe prodhimi i qumeshtit te mos bjere, ne pergjithesi nenat edhe gjate diteve te nxehta nuk duhet te ofrojne uje, por gji. Pjesa me e madhe è perberjes se qumeshtit te gjirit eshte uje! Thithja e biberonit ne pergjithesi e lodh me pak bebin, se thithja e gjirit. Keshtu bebi preferon menyren me te thjeshte dhe qe e lodh me pak, biberonin. 

 

9. Shtimi i stresit dhe prishja e qetesise dhe gjendjes shpirterore te nenes pengojne daljen e qumeshtit te gjirit. Nese mami nuk eshte e qete, bebi ndihet i pasigurte, qan akoma me shume, kerkon te ngjitet me shume pas gjirit, per tu qetesuar, por qe fatkeqsisht jep efektin e kundert: nena fillon te nervozohet me shume, duke penguar burimin e qumeshtit, pra qumeshti eshte aty, por nuk del nga stresi. Baza e prodhimit te qumeshtit eshte nje ekuiliber hormonal shume i ndjeshem dhe qe prishet shpejt nga shqetesimi i nenes. Pengohet prodhimi i Ositocines dhe qumeshti bllokohet, ose del me veshtiresi, por mos u merakosni mjafton qe nje i afermi juaj tju mbeshtese, apo nje fjale e ngrohte e bashkeshortit dhe Ositocina sic iken, edhe vjen, per fat shume shpejt. Mjafton qe nena te qetesohet dhe ulet te jape gji femijes serish si me pare. 

 

10. Tek pediatri ose specialistet e dhenies gji sigurohuni nese keni qumesht, ose sasia eshte ulur. Nese ndjen se qumeshti eshte pakesuar, mos merrni vendime te shpejtuara vete. 

Ja dhe shenjat, se qumesht keni aq sa duhet: 

Lekura duket e hidratuar mire 

Femija lag pelenen te pakten 6here ne dite 

Urina ka ngjyre te qarte 

Fecet (jashteqitja) jane te lengshme ne ngjyre te verdhe floriri. 

Femija duhet te shtoje 130gr cdo jave pergjate 2muajve te pare te jetes. Me vone duhen ndjekur tabelat normale te rritjes. 

Neonatologet keshillojne te mos shqetesohemi, nese shtimi ne peshe eshte i vogel, mjafton qe javen e ardhshme te rekuperojme. Kujdes per periudha me te gjata pa shtimin e duhur ne peshe duhet tu drejtohemi mjekeve kompetente pediater

 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus