Tani me akrobate

Tani me akrobate
8 Maj e dashura ime!
Do te doja te te kujtoja me te re, me me pak rudha qe ti kam shtuar edhe kur nuk te degjoja kur me urdheroje te sillesha sic doje! Sot rris djalin e vajzen time, por edhe pse kam kushte shume here me te lehta sesa atehere kur ti me rrisje, prape ankohem dhe me duket se bej akrobacira per te arritur ti bej te gjitha.
Ne mengjes ngroh qumeshtin duke mbajtur te voglen ne nje krah, kur vjen dreka terheq qumeshtin me aparat me nje dore dhe me tjetren pergatis per te ngrene, me njeren kembe tund vajzen qe qan ne perkundese.
Nese nuk do kisha nevoje per kemben tjeter per te mbajtur ekuilibrin , me siguri do ta perdorja per te bere nje pune tjeter shtepie. (Ah fotoja qe kam vene me poshte nuk eshte e sime meje, eshte e imja, durimin me femijet e mi kam kohe qe po e kerkoj dhe jam kthyer ne rreshtere per ta E megjithate po te mendohem mire , pertej memesise qe ka kaluar brezi yt mami, i cili ngrihej ne oren tre per te zene radhen e qumeshtit, pergatiste mengjesin dhe dreken bashke, lante me dore tutat e bebes dhe i thante ne tubin e stufes me dru, sepse duheshin per nderresa te nesermen ne cerdhe, lije punen dhe vije nje here ne tre ore te me ushqeje, nuk kishe lekundese tjeter pervec kraheve te tu, ledhatimeve dhe tingujve te zerit, " shpia edhe sikur te te haje te gjithen, nuk i del te ngopet dhe do akoma" thoje e lodhur mbremjeve kur s'kishe fuqi te mbaje drejt lugen, e lustroje deri ne pamundesi derisa ato dy rrecka qe kishim te rrinin "krrek", apo rrobat e lara ne nje te bardhe qe (une edhe sikur te dua nuk arrij ti zbardh as sa gjysma jote) t'ia kalonin rrobave te yrnosura te komshies llafazane e perseri laje tutat e bebes, neser edukatoret nese nuk e beje e kishin mbushur qytezen me llafe pa vene ti ende kemben jashte shtepise per te zene rradhen e qumeshtit, e cdo gje rifillonte nga e para....
E une lus natyren te me kete falur gjysmen e instiktit tend memesor, mosprishjen e gojes me asnje, aftesine tende per tu pershtatur me cdo situate dhe me cdokend, ndjenjen e pergjegjsise, vullnetin per t'ju dedikuar te tjereve para se vetvetes, afrimitetin me njerezit me te rendesishem dhe sensin e humorit asnjehere jashte limiteve.
Ja pra e dini? Ime me ka qene akrobate! Gezuar zemer! Gezofsh dite te arta pleqerie!

Related Articles

blog comments powered by Disqus