Në dhè fëmijët ndoshta nuk na fusin, po në burg herët a vonë kemi për të hy patjetër
Kam nje dreq huqi moj gra, qe nuk di si do e heq! I kujtoj kalamajve sa kam vujtur ne salle te lindjes, te kam rritur nje thele mish, pse sma degjon llafin, do me kerkoni, po nuk do me gjeni.... dhe nuk di te mbaroj derisa ti shof ne lot, se po e fusim ne dhè mamin, prandaj te behemi cuna te mire, se gjynah do na ngeli ne dore ndonje dite :)
Qetesi me ne fund! Ia arrita te pakten cerek ore te futeshin ne dhomen e tyre dhe te mos pipetinin... e sigurte per te mbledh forcat dhe te fillonin prape avazin duke ulerit: mammiiiiiii me vrau, bej dicka, Jo mami filloi lali i pari, hape deren se me behet tata, mamiiiii hapeeee... mamiiiii me shpetoi... mami mos ja hap se è beri ne beka!
Zot me jep vetem durim, pa te tjerat rregullohen, kaperdij edhe nje here deshiren per tja skuqur bycen dhe per ti krruar duart qe me hane. Perseri qetesi.... dhe ti bejme nje vizatim mamit, qe ti bjere inati! Ndonjehere kam frike, se u kam folur kaq shume, per dhimjet e lindjes, sa do me vijne te me tregojne ndonje vizatim me mua qe shtyj e shtrengohem per ti pjelle me turinjte varur, apo gojen hapur duke fryre e shfryre e me qimet e kokes perpjete nga stoli i shtyrjes dhe djersa e madhe, ndersa mamine me buzet vesh me vesh, gjithmone te qeshur dhe dashur qe me thote edhe pak, zonje, edhe pak se i shoh koken, kete grua shpetimtare, qe u kishte ''shpetuar jeten'' kalamajve te mi duke i pritur.... por jo, kane vizatuar babin dhe dy bebat me nga nje goje te madhe te qeshur, ndersa mamin me turinj varur shtate pashe....
- Ua po pse mamin e ke vizatu me turinj?
- E po ti nuk qesh kurre, vetem babi, komshia edhe mamia qe sna njeh vdes per ne, ti nuk qesh kurre me ne!
Shtrengoj dhembet kesaj radhe per te buzeqesh me zor, se pse keshtu te ma kaloje komshia me te qeshme mua?! Pse u liru kshu? ! :)
Dhe behemi gati per me dale vizita me makine ne nje fshat aty afer:
- Kina babit, kinaaa babit, po ulerasin me sa kane ne koke dhe une dal e fundit duke mbajt veshet me duar, duke pyetur veten: pse nuk thone njehere Kina mamit xhanem, si dhe duke bere sikur nuk degjova komshien e qeshur vetem per kalamajte e mi, se te veteve si del koha me iu qesh :)
Nejse bam bum fillon lufta me rripin, viniiiii rripat, shpejt rripaaaat se policia dhè mos i flisni fare policit, se heren e kaluar desh na futi ne fresk, per keqtrajtim te mituri... kesaj te vogles nuk i rrihet: xhaxhi polici pam pam mami goces!
- Pse kur te gjujti xhan?
-Me gjun ke byci, veshi tutat goces dhe pam pam ke byci, ik tashi se te lava! Hajt ti shpjegosh policit italian, se ti i gjun me perkedheli, kur mbaron kaken, eshte zakon... tradite.... Cosa? È un abitudine vostra pichiarlo? (Cfare? E paskeni tradite ta rrifni keshtu?)
No no e kuptove gabim... hajde o babi aman shpjegoja cike ketij, se une vallaj shife kur te me pagush kaucionin ndonje dite :)
Mos ki merak mami kesaj radhe nuk do flasi goca, do flas une... po ma vute rripin e sigurimit me zor, do i them qe prinderit mi me rrafin, me kane be vula vula, me merr ti xhaxhi, mos me ler me keta xhaxhi! :) He po tashi jua mban te ma vini rripin! - krekoset im bir duke kujtu, se na i mblodhi.
Shpejt rripin se te erdha aty mbrapa dhe e di vete ti pastaj...! - bej si è sigurte dhe e vendosur une, por kur hapim krahun, se ngre polici kacine per te na kontrollu dokumentat, i them shpejt, duke iu pergjeru si me te qeshur cunit: te keqen mami mos fol fare ti me policin, se e marrin me verte talianet, e na fusin brenda...!
E une do ti them, kollaj kur me thu lidh rripin... bej shaka... te kam xhan nuk flas...
Dhe me te vertete nuk foli.... epo shyqyr thashe ia hodhem... kur ja nje fraze arresti, se si rrihet te vogles: xhaxhi pam pam mami ke kaka!
Cosa tesoro? (Cfare the xhan?)
Hic hic- nderhyj une, i behet çiçi, por di vetem shqip.
E di jam e sigurte ne dhè ndoshta nuk na fusin, po ne burg heret a vone kemi per te hy.... te pakten tja shtyj edhe ca vjet mesimin e italishtes :)