VITAMINA D (CALCIFEROLI) Pak info
Vitamina D u zbulua me 1918 si pasoje e vezhgimit te drites diellore dhe vajit te peshkut, qe kishin efekte sheruese mbi rakitismin. Quhet ndryshe dhe vitamina rreze dielli, per shkak se sintetizohet ne organizem ne nivelin lekures sone, por mund te merret edhe nepermjet ushqimit.
Kjo vitamine ndihmon:
ne thithjen e kalciumit dhe fosforit nga aparati tretes;
rregullon nivelin e mineralizimit te kockave;
ndihmon ne rritjen dhe zhvillimin e rregullt kresisht te dhembeve dhe eshtrave;
kontrollon nivelin e kalciumit ne qeliza duke ndikuar keshtu sekrecionin e disa hormoneve; zhvillon nje veprimtari normale ne funksionimin e rregullt te sistemit mbrojtes.
Mund ta gjejme ne ushqime si:
Qumeshti dhe nenproduktet e tij
E verdha e vezes;
Vaji i melcise se peshkut.
Mungesa e kesaj vitamine sjell:
Dobesim te kockave me deformime (rakitizmi ne moshe te hershme) e fraktura (Osteomalaci e Osteoporosi ne moshe te rritur); rritje te rrezikut ndaj infeksioneve; dobesi muskulare;
spazma muskulare.
Doza e keshilluar cdo 24ore:
400 U.I. ne dite;
tek grate shtatzena, apo qe ushqejne me gji dozat rriten.
Ekspozimi nen driten e diellit per 10-15min. cdo dite eshte i mjaftueshem te na garantoje sasine e duhur te vitamines D, ne sintetizimin ne nivel lekure;
Tek foshnjat e porsalindura, qe ushqehen ekskluzivisht me gji vitamina D duhet te jepet cdo dite ne sasine 400 UI, qe nga lindja deri ne muajin e 4-t te jetes, duke pasur parasysh se qumeshti i nenes permban vetem 20-40 UI vitamineD.