Bakllavaja e fundvitit

Përbërësit 

Për brumin:

900g miell 

3 vezë 

2 luge lëng limoni 

1 gotë (uji) vaj lulesh 

Gjysmë gotë qumësht 

Gjysmë gotë kos 

1 kg arra te shtypura, ose me shumë . 

1/2kg gjalpë 

 

Përzihen të gjithë përbërësit, përveç gjalpit. 

Zihet brumi, punohet dhe lihet të pushojë për një gjysmë ore i mbuluar.

Hapen petët :

Merret brumi ndahet në katër pjesë të mëdha të barabarta dhe punohen me radhë.

Merret pjesa e parë dhe krijohen kuleçë të vegjël, sa rrethi i dorës, ose sa një kokërr arre.

Hapen petët shumë pak dhe vihen njëra mbi tjetrën duke formuar nje petë te madhe dhe e trashë e cila punohet dhe hapet e gjitha bashkë.

Lyhet tepsia me pak vaj dhe shtrohet peta e pare e trashë .

Hidhet një shtresë me arra dhe sheqer dhe lihet tepsia mënjanë .

Po i njëjti proces edhe për tre kuleçët e mëdhenj të brumit.

Kur ta kemi shtruar, presim ëmbëlsirën sipas traditës ose modernes :-) dhe shkrijmë me vete 1/2 kg gjalpë. 

Sapo te shkrihet e hedhim te gjithë mbi ëmbëlsirë dhe ne furrë me temperaturë 120°C ngadalë derisa të rezultojë e kuqe në sipërfaqe. 

Për sherbetin:

1/2 kg sheqer 

1 kg ujë 

Kokë karafilësh, ose vanilje, ose çdo lloj arome sipas dëshirës.  

Tani mua ketu më has cik sharra në gozhdë dhe harroj si hidhet shërbeni, i nxehtë, i ngrohtë apo e ftohtë bakllavasë, apo e kundërta, kështu që marr ne telefon mamin dhe rri nja 1orë te mirë duke folur me të! Nëse e dini si bëhet, ju lutem na e shkruani ne komente, poshtë recetës së bakllavasë :-))))) 

Gëzuar festat e fundvitit miq të Bebe vogëlushë!  

 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus