Kur loja bëhet e fortë, të fortët nisin të luajnë

Kur lindi ideja për blogun e jetës sime prej mamaje mund të them, se u gjenda përpara një semafor ndërgjegjeje. Me thënë të drejtën mendoja se blogjet e mamave japin zgjidhje dhe referenca nga vetja, lëpijnë buzët me mjaltë vetëkënaqësie të tepruar, thua se vetëm ato kanë bërë fëmijë e s'ka tjetër dhe mendojnë se e gjithë bota vdes të lexojë në internet në cfarë ore u clirua nga gazrat pasardhësi i tyre i denjë. :) por duke qënë se jam shumë ''lër një punë e zër një punë'' nuk u tërhoqa mbrapsht. 

Mundohem ta përditësoj këtë hapësirë virtuale me kënaqësi vërtet të veçantë, edhe pse e di, që nuk është faqe nga ato me gatime të denja për restorante me 5yje e megjithatë po të na mbajmë mbahemi. :) Ajo ç'ka është më e vështirë të durosh dhe ta ruash veten nga infektimi i virusit ''mëmësi që bëj unë nuk e bën asnji nënë në botë'' që i çon shumë nëna të shkruajnë se u lodhën gjithë ditën, se u pëlqen shumë të marrin klikime në tuta sportive edhe në darka mondane, se vdesin të rrinë në shtëpi të gatuajnë ëmbëlsira, që nuk ua ha njeri, se turren të gjithë ke patatinat e kripura, që kalojnë mjaltë e qumësht me kalamajtë, që bëjnë sikur nuk u del koha me ngrënë bukë, që hallet e kalamajve u janë mbaru edhe pse s'kanë fillu asiherë me i zgjidh, se kanë lindur të bindur vetë. Në Facebook fëmija i tyre është eduku kaq mirë sa s'bie thërrime në tokë, por në shpi u shkulen qimet e favoriteve, pse nuk di të afrosh kokën në pjatë e kush ka më shumë të na i vërë anonim në inbox, se publik na mori lumi :) Por e forta e të fortave, që nuk ka burrë nëne në botë që i duron janë ato që shkruajnë në Facebook të ekzaltume në stad terminal: bëj shefguzhinën, animatriçen, psikologen, mësuesen, infermieren, mister coach-in sportiv! Dhe ti po më thua që puna jote është më e vështirë se e imja???? Po unë jam mami moj ti zoje! - kishte shkrujt një administratore e huazume në Facebook. Nuk mu duru dhe i shkrova: ik provo të bësh kardiokirurgun vaskular dhe do e shofësh sa e vështirë është të bësh mamin. Nga seria e filmave televiziv ''Si të prishësh një miqësi shumëvjeçare në një të njëqindën e pixelit'' :). Përpiqem jo ti sulmoj këto nëna, por të ruhem me autovaksinim stine nga mbivlerësimi i tejrrugësuar në rrjetet sociale. Uroj me gjithë zemër, që gjithë ky autoekzaltim virusal post Bebevogëlushian të shërbejë si antistress, për ato që pretendojnë se merremi me blogje dhe kalamajtë tanë s'ka kush i rrit, të marrim në lojë veten dhe të tjerët, por mos të harrojmë dicka, që kur fillon loja (Jeta) e fortë dhe na dalin të fortët e vërtetë (fëmijët)nisin të luajnë jashtë çdo kontrolli, bëjnë budalliqe, kryejnë krime apo vrasin e presin për 2viza, apo një fjollë tymi më shumë, kujt do ti drejtohet gishti ''ti s'ke ditur ta edukosh''? Tani për fat janë të vegjël dhe duket se gjithçka e bëjnë për të na nderuar, por nesër.... nesër nuk do të mund të themi asgjë, të paktën ajo i tha dy fjalë.... shumica prej nesh jam e sigurtë nuk do fliste dot asgjë, për t'u shfajësuar.... as do të guxonte të bënte deklaratë si Xhuvani.... I duhet vënë zemrës gur dhe vetes fre, për të mos thënë nuk mundëm të bënim dot gjë, për ta ndaluar. Që në ''krimin'' e parë të mësohemi ta frenojmë veten nga autoekzaltimi.  

 

 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus