Nje "genjeshter e mire" per ti hequr nga TV

Nje genjeshter e bukur per ti hequr nga televizori
Nje gabim i madh qe perseritet nga shume prinder eshte edhe ai qe i lene femijet ti zere gjumi para televizorit dhe pastaj i marrin e transportojne si mallra ne dhomat e tyre te gjumit.
Edhe ty te duket se po flas per ty?
Jeton te njejtin makth edhe ti si une me djalin tim te madh?
Mos qaj dert nuk je e vetmja, jam edhe une, nje mama e papersosur qe vdes po te mos shohe te emblin Hugh Grand tek Noting Hill edhe pse ne ndeshjen per kategorine e shtate mjeshteri prinderore e fiton gjithnje gjumi, sepse je e lodhur gjithe diten dhe kur vjen darka s'ke me nerva te kontrollosh, qe yt bir po sheh nje karton vizatimor, me djalin qe i kerkon llogari nenes ku ishte deri tani dhe duke i shtypur koken me kembe pse u vonua.... Nderpres dremitjen dhe permblidhem: mire diten.po naten pse dreqin i japin keto filma kur te gjithe ciliminjte bejne gjumin e trete? E marr dhe e transportoj duke rrezikuar "te terheq mish" cdo nate derisa nje dite te bukur duke bere zapping te dobishem, has me nje emision i bere si me porosi per prinderit si une: "S.O.S TATA" rezistoj duke ferkuar qepallat dhe ting me shpon argumenti ne brinje. Nje djale i vogel adashi i tim biri ka te njejtin problem, por gjate dites.
Dhe c'beri do te thoni ju tata?
  1. 1- : Nese femija eshte duke pare nje kafshe apo dicka tjeter te ngjashme, mos i thoni cohu dhe fike me zor ekranin, sepse jua siguroj une do te luftoni me vite te tera me rezultate te dobeta, por afrohuni tek ai, i thoni me bej pak vend dhe shtiruni sikur argumenti ne fjale ju intereson shume.
  2. Pas nja dy minutash pyeteni duke bere krahasime se cili argument ju pelqen me shume dhe pse.
  3. Thuajini edhe ju ate c'ka ju pelqen: p.sh im bir ngordh per koalat, ndersa une bera sikur ngordhja per elefantet
  4. Pasi shohim se kemi terhequr vemendjen e femijes, i propozojme ta vizatojme pa ia mbyllur TV.
  5. Vizatojme edhe ne vete por duke u perpjekur te shfaqim sa me shume entuziazem, pra te kthehemi edhe nje here femije.

Nje menyre tjeter shume efikase eshte edhe kjo:

  1. Ne nje karton te madh vizatojme dhe ngjyrosim nje televizor te madh.
  2. I veme te shkruar ne pjesen e poshtme te tij mbiemrin e familjes sone dhe fillojme te shfaqim programet e familjes sone duke u futur pas ekranit te vogel.
  3. Jua siguroj qe ne kete faze edhe femijet me te veshtire do te lene programet e tv te vertete dhe do te kthehen nga prinderit qe imitojne.
  4. Pas pak durimi dhe kureshtjeje femija do te kerkoje vete te hyje pas kornizes se TV loje dhe do t'ju dhuroje shfaqje te mrekullueshme. Do te habiteni se ku ka qene fshehur deri tani, gjithe ajo fantazi!
Ndersa per ti vene ne gjume ne dhomen e tyre dhe jo para TV:
  1. Ndertojme nje tub te gjate kartoni 1m dhe me diameter 10 cm.
  2. Hedhim brenda kokrra orizi.
  3. Ne momentin e gjumit e lekundim ngadale sa ne njeren ne tjetren ane, duke perftuar keshtu zhurmen e shiut.
  4. I lexojme librin e preferuar femijeve te vegjel ne rast se keni me shume se 2.
  5. U prekim vetem nje dore femijeve me te vegjel, por jo ti mbajme ne krahe per ti pergjumur, keshtu ata do te ndiejne qe jeni aty pa qene nevoja t'ju dhembe kurrizi

Related Articles

blog comments powered by Disqus