Me ne fund mberriti

Me ne fund mberriti!
I ngjan nje gonxheje pambuku, te cilen ke frike ta prekesh , ta ledhatosh qofte edhe me nje gisht! Por nuk duhet te harrojme, sa shume e kemi ferkuar dhe perplasur pas trupit tone prej nene, prandaj forca mami mos ki frike , me ne fund erdhi dhe.... e marr ne krahe! E ledhatoj, i flas... po tani?!
Gjeja e pare i afrohet gjiri! Dhe natyrshem dhe me ankth te madh (te kote) kemi marre emrin Nene! Oh nuk eshte aspak e veshtire ashtu sic kishim menduar vetem deri pak minuta me pare! Lindja e nje femije eshte nje lumturi e pakufishme por ndonjehere mund te jete burim i anktheve!
Por kam nje lajm te mire per ju!
Mjafton nje minimum pergatitje dhe pak durim... durim per te instaluar raportin me bebene tuaj nepermjet nje gjuhe qe me te vertete eshte e re per ne, por qe thelle-thelle nuk eshte gje tjeter vecse ca gjeste dhe veshtrime.
Nuk do te gjeni shume gjera ne kete blog modest por mund t'ju them qe eshte me e lehte sec e mendojme, mjafton te veme ne pune intuiten, buon sensin dhe dashurine tone.
Gjate kthimit ne shtepi do te kete sigurisht shume persona qe do te mundohen per mire t'ju japin keshilla, Shumica e tyre jepen me deshiren per t'ju ndihmuar, por jo gjithnje korrespondojne me nje asistence foshnjore korrekte dhe moderne, prandaj besoni shume tek vetja dhe tek pediatri juaj i besuar.

" Te rritesh nje femije eshte nje nga profesionet me krijues qe sjellin vetekenaqesi, por ne te njejten kohe nje nga me te nenvlersuarit. Po ndihmoni nje krijese njerezore te rritet, ta beni nje qenie njerezore ashtu sic mendoni se duhet te jete! Te duash nje femije eshte si te fillosh nje reaksion zinxhir: Sa me shume te jepni, aq me shume do te merrni" (Penelope Leach) "

Related Articles

blog comments powered by Disqus