Si te ruajme femijet tane nga rreziqet e rrjetit?

Si te ruajme femijet tane nga rreziqet e rrjetit?
Dreqin askush nuk ka shpikur nje antivirus, per te ndaluar adoleshentet tu futen belarave te facebook-ut!
Im bir kthehet nga pushimet me refrenin:
Kur do ta kem dhe une FB mami... kur mami? kur mami?
U lodha duke i thene: Ligji e lejon vetem mbi moshen 16 vjec!
- Po pse Dejvi, Klajdi kane dhe une jo?
Jam e sigurte qe edhe ju vdisni te rrini ne FB gjithe diten e shenjte, por kur vjen puna tek femija yne perdredhim fytyre dhe zemer bashke!
Dhe fillojme te shtrydhim trute me frike pasi kemi rezistuar nje viti lutjesh, na duhet te durojme dhe kokecarjet, qe vijne me hapjen e nje profili te ri edhe per femijet tane. Me ke rri, me ke flet, me cfare fotosh tagohet...?
Miken tende e therrasin ne shkolle dhe i thone: Djali juaj ka shkruar nje koment ofendues tek nje foto e shoqes se klases... Eh c'na polli grosha. Sic duket asnje nga femijet nuk e ka kuptuar qe te shkruash ne FB eshte njesoj si te shkruash tek gazeta "Zeri i popullit"
Lajmi i mire per ne prinderit, qe kur na ndalonin tanet jemi betuar me ze te larte "s'kam per te vepruar kurre keshtu me femijen tim"  ekzistojne baywatch-ca qe na ndihmojne mjafton ti njohim kush jane:
Bejeni pa frike FB pjese te familjes suaj por kujdes dhe mbi te gjitha te qete pa maniaklleqe:
Mos i kerkoni miqesi bijve tuaj, qe te mos ngaterroni rolet.
Eshte mire te dini fjalekalimin, por mos rrini gjithe diten ti spiunoni.
Eksperimentoni dhe vihuni gjithnje ne dijeni.
Provoni te luani bashke ne Twitter ose Instagram.
Ekzistojne site qe ju ndihmojne shume ne informimin e duhur per te mos na lene te papregatitur psh: http://attivissimo.blogspot.it/ dhe http://sicuriinrete.it/  projekt i sigurte ne rrjet, i koordinuar nga Save the Children e Adiconsum.
 
"Dhe me te mbyllur kete hall del tjetra: Sa kohe duhet ta leme ne FB?
Problemi nuk qendron sa ore rri ne rrjet femija yne, por jane shenjat e terheqjes dhe izolimit nga shoqeria, si psh lene sportin, ose nuk frekuentojne me miqte e perhershem. Eshte e veshtire ti ndalosh adoleshentet, prandaj eshte shume me mire te edukojme tek ta autokontrollin." shprehet profesor Donato Munno.
Ashtu sic i mesojme te mos i shtypin nga makinat ashtu duhet ti mesojme edhe si te levizin ne rrjet. Kujdes FB mund te kthehet ne nje vend qe sjell depresion, ne rast se nuk perdoret per shembull, per te oraganizuar evenimente si nje ndeshje kalceto poshte ke fusha e lagjes!

Related Articles

blog comments powered by Disqus