Lista e ilaceve apo mjekimeve, që duhet të ketë një shtëpi me fëmijë. 

-Ilac me pikatore per dhimbjen e vesheve dhe otitin. (Me recete nga pediatri i femijes)

- Fasho per djegiet. 

-Prodhime te posacme (i gjejme ne farmaci) per djegiet gjithmone me recete te keshilluara nga pediatri i femijes. 

-Produkte kolir dekonxhestional ne rast krruajtjesh, perflakjesh, skuqjesh, per infeksionet e syve.

-Lengun fiziologjik per pastrimin dhe zhbllokimin e hundeve te zena. -Antistamin pomade per ose pickimin nga insektet, ose raste alergjish gjithmone me recete nga mjeku i femijes. 

-Antidhimbje dhe antipiretik per uljen e temperatures dhe per te lehtesuar dhimbjet trupore psh. kur jane duke dale dhembet. Preferohet paracetamoli shurup, ose supost per me te vegjlit (jo acidit acetilsalicilik ndryshe aspirina). Gjithmone para perdorimit duhet te flasim me pediatrin. 

-Termometer 

-Spray antimushkonje 

-Antibiotik i spektrit te gjere gjithmone i pershkruar nga pediatri ne rast infeksionesh bakteriale. 

-Kuba akulli gjithmone gati per perdorim, per ta vendosur ne nje pecete te paster ne kontakt me lekuren e femijes sone. 

-Letra te njoma te dizinfektuara gjithnje me vetene canten e daljes nga shtepia, per plaget ose prerjet e vogla. 

-Pomade lehtesuese per dhimbjet dhe enjtjet kur femija perplaset apo rrezohet. Para perdorimit te cdo kremi duhet folur me pediatrin. 

-Fasho te vogla per plaget. 

-Fermente qumeshtore (enterogermina) per diarrene apo crregullimet e flores bakteriale, temperatures ose te vjellave. 

-Dizinfektues pa alkool per femijet pak frikacake dhe peceta dizinfektuese me ngjyra argetuese per me trazovacet, qe mezi mjekohen, se levizin.

 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus