Semundja e gjashte!

Herpes tek fejet e vegjel
Eshte semundje, qe une si injorante qe jam ne kete fushe e quaj "semundje qe te fut ujin nen rrogoz". Vjen pa e kuptuar pas tre ditesh temperature te larte qe mund te arrije edhe 40° , nuk prezanton asnje simtome tjeter dhe nena pothuajse asnjehere nuk e kupton qe behet fjale per te.
Shpesh eshte shkak zenkash midis prinderve sepse zihen tre dite me radhe jo ma ftofe cunin, jo ma le ne korent gocen dhe pas tri ditesh pa gjume ja ku shfaqen pucrra ne te gjithe trungun e trupit pervec gjymtyreve dhe faqeve. Shkaktohet nga 'Herpes Virus njerezor di tipo 6B (HHV6B) nga muaji 6 deri ne vitin e 2-te jetes qe eshte prezent ne te gjithe boten dhe pothuajse e gjithe popullsia boterore e rritur rezulton sieropozitive ndaj tij.
Eshte ngjitese ne fazen kur femija ka temperature dhe ne fillim te shfaqjes se pucrave. Pasi kalojne tri ditet me temperature te larte 39°-41° fillojne ligeshti e pergjithshme, skuqje e grykeve, ftohje, pcrra te vogla te bardha afer bajameve, irritime, ose ndonjehere edhe me te vjella ose diarre. Rralle shume rralle mund te shfaqet dhe ndonje meningjit i formes se lehte.

Kurimi. Femijes i jepet Paracetamoli (Takipirina me pikatore ose suposte). Ndersa nje kurim me antibiotike mund te jete i nevojshem ne rast komplikimesh frymemarrje. Nese temperatura nuk ulet nen 41° mund te perdorim pak pika metamizol ose ibuprofen por ne kete rast duhet te nderpritet njeri ose tjetri. Pra jo te dy njekohesisht gjithmone nen kontrollin e rrepte te mjekut, asnjehere me koken tone ne rast temperaturesh te larta. Eshte shume e nevojshme qe ta hidratojme femijen, pra sa me shume uje.
 
Ne rast se temperature vazhdon te rritet dhe femija paraqet te dridhura konvulsive, freskojme ballin e femijes me akull , asnjehere ne kontakt te drejtperdrejte me lekuren, zhvishet femija, hiqet pelena sepse e ul temperaturen te pakten 1° dhe veme pelene stofi ne rast se keni hall se ndyn, sfungjerime me uje dhe uthull dhe menjehere te cohet femija per kontroll tek mjeku. Ne rast se femija paraqet dridhje konvulsive pa temperature dhe keto dridhje zgjasin me shume se 10-20 min, nese ju ndodhet ne shtepi i jepet diazepam 0.8 mg/Kgme retale ose endovenoze dhe menjehere cohet femija ne ndihmen e shpejte me te afert.

Related Articles

blog comments powered by Disqus