Nisim papen e pare...poooooo :-)

Nisim papen e pare
Mosha: 4 -5 muaj
Skeda Dietike
4 muajsh ora 12.30
Fillojme mamacka?
Bebi deri tani merr rreth 5-6 gjivakte. Sot do te zevendesojme gjivaktin e drekes me papen e ores 12 te drekes.
PAPA E PARE- ORA 12.00 DATA 18 MAJ (varion sipas moshes se bebes)
Marrim 3 perimet kryesore te papes se pare:
  • patate,
  • karrota,
  • kungulleshka jeshile (nga 1 per cdo lloj)
  • 3-4 luge gjelle me krem orizi
  • ose misri dhe tapioke
  • nje luge kafeje vaj ulliri per bebe
  • nje luge kafeje djathe kackavall i grire pa kripe

Pergatitja:
Perimet, lahen me sode buke, me kujdes dhe priten ne copa te medha qe te mos humbin vlerat ushqyese por ti lene ato ne ujin e supes se perimeve). Matim me kujdes 1kg uje te ftohte dhe e hedhim ne tenxheren e vogel te posacme vetem per bebin, hedhim perimet e prera dhe e leme te zjeje deri ne momentin kur lengu te jete reduktuar ne 500g. E filtrojme me kullonjesen e vecante dhe menjane ne mikser frullojme perimet pa leng. Hedhim ne tenxheren e vogel qe perdorim vetem per bebin 180-200g lengun e filtruar (te nxehte) dhe gjysmen e perimeve te grira holle nga mikseri. Shtojme ne forme shiu dhe perziejme shpejt per te mos formuar kokrriza kremin e orizit ose kremin e misrit dhe tapiokes. Sperkatim me vajin e ullirit dhe djathin e grire. Deri ne muajin e 12-te ushqimit te foshnjes nuk i hidhet as kripe as sheqer. Edhe ne vitet qe vijne keto dy perberes nuk duhet te perdoren vecse ne doza te reduktuara. Fillimi i papave te foshnjes eshte rasti me i mire per te ndryshuar zakonet dhe menyren e gabuar te ushqimit edhe per pjestaret e tjere te familjes.
Kujdes!
Nese bebi nuk e pranon lehte lugen mos kembengulni, ndryshe do te kontribuoni ne nje afrim te gabuar te bebit tuaj me ushqimin!
Rrofte Papa e pare, nje hap i vogel per beben tuaj
por nje HAP I RENDESISHEM PER DJEPIN E NJEREZIMIT (lol)
Kini kujdes para se ti jepni papen e pare bebit flini mire perpara, se vertet do kenaqet dhe do qetesohet por do ngrihet naten shume here sepse e ka te veshtire te shkarkohet, sic bente kur ushqehej ekskluzivisht me gji. Nga 4-5 here ne dite qe bente pupune tani e ben vetem 2 here!

Related Articles

blog comments powered by Disqus