Dhenia gji, mikrovala etj

Dhenia gje mikrovala
Nje here e pergjithmone them:
mikrovala nuk na demton as nga valet as nga drita qe nxjerr , as nga dridhjet. Kuptoj qe jeni te frikesuar nga shumica e njerezve ne kete bote qe thone se kompjuteri, mikrovala dhe elektroshtepiake te tjere jane te rrezikshem. Por mua me vjen te qesh kur i degjoj, sepse e di shume mire qe kjo nuk eshte e vertete. Do thoni juve ja kjo u be doktoreshe pa dipllome Elda!
Absolutisht nuk ia lejoj vetes prandaj sot do perkthej nga nje reviste dhe do sjell eksperiencen e gjyshes sime. Por me lejoni t'ja filloj nga gjyshja ime
Kur bleme lavatricen ne shtepi , gjyshja ime nga zhurma e madhe, kujtoi se ishte djalli, javen e dyte e shau nusen e vogel (lavatricen) se nuk ia zbardhi rrobat, javen e trete zgjodhi bashke me time me nje ilac te hajrit, medemek firme "Sapun 15-c" s'ka shqiptar ne kembe qe nuk e di sa te mire ishin dhe rrobat dolen bore, javen e katert mori nje karrige mori shtizat dhe trikon dhe filloi te bente muhabet me lavatricen sikur te ishte nusja e vogel e keni parasysh vete ju, e dini mire qe nuset e vogla jane me te mira se te medhate...
 
Nuk di e keni vene re! Prandaj sa here qe me thone mos ndiz kompjuterin, se merr semundje apo afer mikrovales se merr nje dreq e di se cfare, gjithmone kujtoj gjyshen dhe them me vete: "Rahmet paste, edhe nga telefoni kishte frike, por kur zihej me nusen e madhe i pelqente, kur mbeskat ja sillnin celularin pa asnje tel, qe pengohej rruges dhe fliste me ke ti donte zemra pa qene e nevojshme te pajtohej me nusen. E di, e di qe do vazhdoni te mendoni keq per mikrovalen edhe pse ju tregova ato te gjyshes, por nese nuk ju mjafton kjo, atehere le te flase vete eksperti.
 
Jam mama prej pak kohesh dhe e ushqej tim bir me gji. A mund ti ngroh pjatat e ngurta ne mikrovale apo ka rrezik qe qumeshti te tjetersohet? A ka ushqime qe do te ishte mire te mos ngrohen. (mami Eliza)
Ja pergjigjja e gjinekologut: Furra me mikrovale ngroh pjatancat duke i nenshtruar ato ndaj ne vibracioni shume te forte, i cili pasi vepron gjeneron ngrohje. Kjo ngrohje rrit temperaturen ose zjen sipas aksit kohor, qe fiksohet ne saje te timer-it me te cilin eshte pajisur furra. Procesi i saj nuk sjell asnje tjetersim kimik te demshem nga asnje aspekt. Por jo vetem kjo: sipas disave eshte shume here me e dobishme sesa cdo lloj tjeter gatimi tradizional pikerisht sepse kerkon pak kohe dhe per kete arsye vitaminat e ushqimeve nuk varferohen, nuk humbin. E mbyllim duke nenvizuar se nuk ka asnje ushqim qe ndalohet te ngrohet ne furren me mikrovale.

Related Articles

blog comments powered by Disqus