Si te dizinfektojme banjen para ardhjes se bebit brenda 2 oresh!
Dikur ishim vene ne gare: Kush ishte bleta me punetore e pallatit!
Tani jo per tu treguar nikoqire, po me punetorja jam vete...
Tani jo per tu treguar nikoqire, po me punetorja jam vete...
Kur dolen ne mode banjot e reja me bidè , une dhe ime me, qe edhe me ka rrahur ndonjehere kur nuk i beja punet si donte ajo merrnim markushin ose zorren e ujit dhe e vadisnim banjen derisa teta Sheges,
qe banonte poshte nesh, e shkreta sa e kishte rregulluar banjen e vet, i dilte uji ne tavan ;-) por sot Carrie e Bebeve&Vogelusheve ka vendosur te shkruaje ne ditar si dizinfektohet banja.
Dikush duhet ti tregoje aktores se famshme, se ky nuk eshte shekulli i seksit, por i pastrimit, sigurisht per ne depresat me femije te vegjel ahaaaaaaa (po iki per pambuk me kete blogun) gjej argetim edhe kur pastroj banjen me mendimin, se do ju lehtesoj sadopak nga punet e shtepise...
... aman dhe ju mos qeshni, se edhe Carrie e "Seksi dhe Qyteti" para se te behej e famshme e ka lare banjen e vet de, se nuk do hynte e dilte pa lare duart ahaaaaaaaaaaa
Teme banale por ja qe "punet e qelbura" duhet ti beje dikush nga familja, prandaj me motrani sot do t'ju tregoj nje metode dizinfektimi te tualetit para ardhjes se bebit, pooor.... ne kohe rekord dhe pa dhimbje shpine. ;-) Fillojme! Po ve me shume foto sot, por jua siguroj qe eshte me e lehte te behet se te thuhet: dhe meqenese asnjera nga ne nuk ka sfiluar ne pasarelen e pastrimit te banjes,(edhe ne librat e ekonomise shtepiake nuk gjen ti kerkosh me qiri bletet punetore si une lol, gjeni vetem karikatura apo piktura ironike me nenen, qe pastron si ne filmat me kartona, por une vendosa: personazhi i pare real ne sfilaten dhe pasarelen e disifektimit, mos u lodhni kot te kerkoni se nuk do gjeni, une jam e para! ;-)
... aman dhe ju mos qeshni, se edhe Carrie e "Seksi dhe Qyteti" para se te behej e famshme e ka lare banjen e vet de, se nuk do hynte e dilte pa lare duart ahaaaaaaaaaaa
Teme banale por ja qe "punet e qelbura" duhet ti beje dikush nga familja, prandaj me motrani sot do t'ju tregoj nje metode dizinfektimi te tualetit para ardhjes se bebit, pooor.... ne kohe rekord dhe pa dhimbje shpine. ;-) Fillojme! Po ve me shume foto sot, por jua siguroj qe eshte me e lehte te behet se te thuhet: dhe meqenese asnjera nga ne nuk ka sfiluar ne pasarelen e pastrimit te banjes,(edhe ne librat e ekonomise shtepiake nuk gjen ti kerkosh me qiri bletet punetore si une lol, gjeni vetem karikatura apo piktura ironike me nenen, qe pastron si ne filmat me kartona, por une vendosa: personazhi i pare real ne sfilaten dhe pasarelen e disifektimit, mos u lodhni kot te kerkoni se nuk do gjeni, une jam e para! ;-)
Procedura!
Gjeja e pare pastrohen tapetet e mundshem me fshese me korrent, apo me fshesa mobile me 4 furca. Eshte e kote te merrni dhe ti shkundni ne parvaz ose shkalle me rrahese, pluhuri kur te hyni e te dilni do t'ju merret me kembe dhe do t'ju hyje prape ne shtepi, plus qe ne pallatet e reja moderne ndalohet me ligj. Me pas kalohen me nje lecke a peshqir te vjeter me uje dhe uthull dhe deri sa ti shtroni perseri kur te keni mbaruar banjen, nxirrini ne diell te ajrosen. Shpallni lufte merimangave ne tavan, nese jua kap ndonje nga to radari lol...
Ju nevojiten solucione pa kandexhine , ose kandexhine me parfum neutro dhe alkol neutral sepse jeni o shtatezena ose me femije te vegjel ne shtepi, prandaj kujdes ne zgjedhjen e tyre.
Pergatisim nje kove me pese kile uje dhe nje gote uji uthull per xhamat, pasqyrat, kutite e shampove, apo statujat qe mund te perdorni per zbukurim, gjate procedures se pastrimit. Zhysim ne kete mase uji dhe uthulle nje lecke si peshqir , te shtrydhur mire dhe lajme me te edhe mobiljet e te voglit, komodinen per nderrimin apo cdo gje tjeter delikate, sepse uthulla mund te perdoret pa problem, eshte natyrale dhe jondotese.
Shkojini me kete lecke te shtrydhur mire pasqyrave dhe xhamave.
Pas leckes, me te cilen lajme, palosim si me poshte nje cope katrore carcafi te vjeter basme, si ne forme zarfi.
Me kete ane thajme pasqyren dhe xhamat me kujdes qe te mos leme njolla.
Nese ndotja e zbukurimeve, kutive te sapunit etj eshte e madhe atehere nuk hedhim uthull por nje tape "Lisoform", nje mrekulli per te pastruar edhe ne prani te bebave. Kushton ca, por pastron pa ndotur dhe pa rrezik cdo siperfaqe te banjes, duke dizinfektuar mrekullisht.
Fillohet me lavamanin. Ne fillim hiqen papastertite me te medha me uje te rrjedhshem dhe me ndihmen e duarve tona. Merret nje sfungjer enesh dhe hedhim pak detergjent siper. Fillon e shkumezohet gjithe porcelani dhe rubinetat.
Kujdes shtrydhim pak sfungjerin, qe te mos lagim jashte lavamanit dhe kalojme edhe pjesen e jashtme te tij, deri ne toke.
Pas shkumezimit me nje cope peshqiri te vjeter kuadrate fillojme e shpelajme 4-5 here gjithe lavamanin jashte dhe brenda, pra heqim gjithe shkumen, duke e shtydhur fort lecken qe uji te mos perhapet kudo.
Mos harroni bazen e rubinetave, nese ka shenja si ketu ne foto atehere me nje furce te vjeter dhembesh, filloni ferkoni, me pas shpelajeni.
Tek leckat prej carcafi basme duhet thene te pergatisim shume, sepse tharja e banjos ka nevoje per keto te fundit. Do i harxhoni dhe nderroni si prifti grate lol.
Lyejme me alkool lecken e tharjes prej basme dhe e thajme te gjithe lavamanin jashte dhe brenda.
Me lecken me uthull fillojme te kalojme zbukurimet e mundshme ne banje, shampot, tubetin e pastes se dhembeve, gersheret apo prefset e thonjve, kreherat (kur keta te fundit jane shume te ndotur i leme nje nate ne uje te valuar me nje gote uthull, i leme te thahen dhe pastaj i veme ne sirtarin e caktuar.)
Ne lavamanin qe sapo lame vendosim nje lecke, nga ato per tharje dhe grumbullojme te gjitha sendet qe ndodhen mbi vaske, duke i kaluar te gjitha nje per nje, me lecke me uthull te bardhe dhe uje.
Pasi kemi boshatisur vasken, fillojme me uje te nxehte heqim qimet dhe pluhurat e medha.
E njejta menyre per larje, shpelarje, dhe tharje si per lavamanin.
Kujdes burrat jane shume abitudinale prandaj kur te vini shampot ne vend ato te burrit vendosini ne te njejtin vend, qe te mos ju therrese, kur te jete me sy mbyllur nga shkuma, njeqind here: jo ku e kam sfungjerin, jo shampon, jo kete, jo ate.
Kalojme me uje dhe uthull te bardhe gjithe mobiljet dhe sendet e bebit kujdes ose me uthull ose me lisoform, tek sendet e bebit nuk do futet asnjehere as alkool as kandexhine, asgje tjeter e ngjashme.
Lavatricen po ashtu me uthull dhe uje. Por nese nuk eshte shume e papaster, mund ta kaloni lirisht edhe me lecke basme e sperkatur me alkool.Kutite e detersivit te lavatrices lahen ne uje te rrjedhshem me furcen e vjeter te dhembeve, shpelahen me uje te rrjedhshem dhe thahen me lecke me alkool (per shtatezenat kujdesalkooli mund te zevendesohet me lares xhamash me spruco qe permban dizinfektant. Shtatezenat te kene kujdes te mos nuhasin asnjehere produktet e alkoolit apo kandexhines kur shkojne ti blejne. Rrezikojne jeten e femijes, kujdes!
Lirojme nga mbeturinat koshin e plehrave dhe e lajme me lisoform ose nese nuk eshte shume pis mund te kalohet me nje lecke tharese e sperkatur me alkool. Kujdes, nese keni femije banja do te pastrohet, kur femijet jane duke fjetur ne dhomen e tyre dhe jo afer jush. Kujdes substancat toksike ose dhe ato natyrale, qe perdoren per pastrimit do te mbahen ne sirtare me celes dhe ne rast se keni femije te vegjel shpjegojuni atyre shkurt dhe qarte, qe keto nuk preken! Kujdes kur jeni shtatezene alkooli duhet te jete neutro dhe me parfum qe mund ta duroni. Kujdes Wateri dhe bideja qe te mos lodheni duhen lare ulur me gjunjte jo ne toke, thjesht ulur ne gjunje!
Pastruesi i kabinetit do te pastrohet me uje e shkume lisoform , te shpelahet ne uje te rrjedhshem dhe te thahet me lecke me alkool....
... te keni pastruar kabinetin me te. Hidhni kandexhine ne WC qe te zbardhet dhe te dizinfektohet. lereni te reagoje per 10 minuta....
Nderkohe rregulloni sendet mbi lavaman dhe vasken e lare. Ose zevendesoni apo mbushni shishkat e sapunit te ujshem ....
... si ne kete foto.
Hiqni pastruesin e kabinetit lajeni dhe thajeni sic thame me siper. Me pas fillohet e lahet ne fillim kabineti po astu si lavamani.Nuk eshte e nevojshme te futen duart edhe me doreza brenda ne kabinet, pastroni mire me sfungjer vetem bazen deri tej niveli i ujit te kabinetit. Me poshte perdorni pastruesin e WC-se si ne foton me poshte.
Thajeni me lecke te sperkatur bollshem me alkool. Ka nevoje vetekuptohet. Ne fund fare sperkatni anet e banjes me xhel per banjen ,gjenden ne treg me te njejtin emer "xhel per banjo" dhe lereni ashtu te parfumosur pa e zbrazur shkarkuesin.
Kur te keni mbaruar me kabinetin uleni tasin e Waterit. vini nje lecke per tharje per te mos u bere pis dhe lini siper saj koshin e mbeturinave dhe ferkuesin e waterit. Do ti ulni ne toke pasi te keni lare dyshemene.
Dyshemeja ne vendet rreze lavamanit do lahet me dore me nje peshqir te vjeter te lagur ne kove me uje 5 kile dhe ku kemi tretur nje tape lisoform.
Ndersa pjesen tjeter te dyshemese nuk eshte nevoja te perkuleni mund te perdorni nje furce me bisht te gjate si ne foto.
Ne rast se dyert jane prej druri atehere ne nje lecke prej leshi te bute hidhni pak dylle dhe jepuni shkelqim.
Ferkojeni fort dhe dylli me aromen e tij do t'ju parfumose shtepine per 24 ore rresht... ose une e kam dobesi dyllin nuk e di Kaloni dhe dyshemene prane deres qe pastruat dhe.....
... vendosni tapetet, hidhni pak parfum me mandarin kinez dhe agrume ose sipas deshires. rregulloni sendet e zbukurimit, pakon e sapunave, qirinjte qe u keni hequr pluhurin me lecke te thate. Dhe mbaruam ka lezet me hy ne banje thone cunat e mi ... dhe hyjne me vrap... sa ke ngritur ti kurrizin dhe thua shyqyr marova Por ne ka burre te lumtur ne kete bote eshte ai qe ju sheh te qeshur, kur eshte duke hyre ne banjon e sapo mbaruar!
Ndersa per ato nena apo gra qe duan te gjejne pune si bashkepunues shtepiake , vazhdoni te na ndiqni sepse nuk mbaron ketu, me karakteristikat qe ju japim ne eshte i garantuar nje vend pune me kete kohe krize. Nuk eshte ndonje post kushedi se cfare, por per te rritur sa me mire femijet e mi e kam bere dhe do ta bej edhe kete profesion qe absurdshem merr emrin i rendomte.Nje jave te heqim dore nga pastrimi i shtepise dhe behet nami. Ne ka profesion me te nenvleresuar eshte ky, e di por njeriu duhet te gjeje argetimin tek cdo pune qofte edhe ai pakshperblyes i shtepiakes.
Ndersa per ato nena apo gra qe duan te gjejne pune si bashkepunues shtepiake , vazhdoni te na ndiqni sepse nuk mbaron ketu, me karakteristikat qe ju japim ne eshte i garantuar nje vend pune me kete kohe krize. Nuk eshte ndonje post kushedi se cfare, por per te rritur sa me mire femijet e mi e kam bere dhe do ta bej edhe kete profesion qe absurdshem merr emrin i rendomte.Nje jave te heqim dore nga pastrimi i shtepise dhe behet nami. Ne ka profesion me te nenvleresuar eshte ky, e di por njeriu duhet te gjeje argetimin tek cdo pune qofte edhe ai pakshperblyes i shtepiakes.
[widgetkit id=1]
P.S e njejta procedure perdoret edhe pas ardhjes se bebave ne shtepi!
Ju pershendet Elda!