Prerjet, carjet, plaget!

Prerjet, carjet, plaget!
Sot me vjen nder mend Edi im 13 muajsh. Ne shtepine e prinderve te mi ime moter eshte duke qeshur e lodruar me te voglin tim, pas nje viti qe s'kishte pare nipin. Pushimet e gushtit jane nje mrekulli per te afermit e mi, sepse gezon gjithe shtepia sidomos kur takohen me niperit dhe me mbesat.

Garderoba!

Si behet nderrimi i stines? pj.2

Nderrimi i Stines
Shko ne lavanderi:
Rrobat e trasha sidomos palltot dhe kostumet duhet te cohen ne lavanderi dhe duhet te rifreskohen para se te mbyllen per muaj te tere ne dollap. Mund te behen edhe me dore nese jeni eksperte por jua siguroj qe eshte goxha here me mire qe ne rast se keni rroba qe i perdorni ne raste te vecanta, atehere leruani ne dore ato profesionisteve.

Garderoba!

Si behet nderrimi i stines? pj.1

Nderrimi i stines
Tani! Qe mamaja e papersosur i perket shenjes se Shigjetarit, kjo dihet me kohe e me vakt, por ne ka gje qe ajo e shtyn derisa vapes ti dale flaka, kjo eshte momenti i nderrimit te garderobes. Dhe dreqi ta haje vesh kemishen me menge te gjata kur dal dhe vetem kur me shkon djersa ne ulluk, atehere s'kam c'bej dhe filloj e hedh te gjitha veshjet njera mbi tjetren, bej nje mal te madh mbi krevatin dopio dhe nuk ka burre nene qe ti rregulloje deri ne darke, aq me teper pas lindjes se goces.

Canta e vogelushit per daljet nga shtepia.

Piknik ne natyre
S'e kuptoj pse duhet te ngujohem ne shtepi pas lindjes se bebes! C'kuptim ka te rrime brenda kater mureve? Me kete diell te mrekullueshem qe na ben si neve vete ashtu edhe femijes mire per kockat pse te mos e shijojme? Mos harroni nje grua shtatezene apo lehone nuk eshte e semure!

Cfare pasioni shfaq pas lindjes?

Cfare pasioni shfaq pas lindjes
E kuptoj! Lere fare... me dy femije s'do shume mend, qe une edhe pse s'kam pasur kurre dhimbje koke ne jeten time, tani jam bere me migrene kronike
E dini c'thote legjenda?
Na ishte njehere nje baba per here te pare! Gruan e kishte te bukur sa me s'ka! Vecse pasi i erdhi ne jete djali i pare, nuk donte te shkonte me me nusen ne shtrat.

Digjet

Digjet
Digjemi kur gatuajme, digjemi nga uji i nxehte, digjemi nga kafja e mengjesit, digjemi edhe ne plazh... te gjithe digjemi, por objektet qe djegin jane dashuruar me shume pas meje sidomos llampat e gjumit kur i kerkoj celesin per ti fikur. Por per vete dime te ruhemi sepse eshte instikti qe na ben te veprojme sa me shpejt dhe te mposhtim dhimbjet!

Cfare i shtohet papes se pare 5 muaj?

Papa e pare pes muajshe
Sot me 18 qershor Aida mbushi 5 muaj dhe une jam treguar me e papersosur se kurre, isha e sigurte se fillonte papen e dyte, por jo thjesht i shtohet nje luge me shume perimesh te kulluara tek papa e drekes. Pasi e qortova dhe e mallkova veten nje mije here qe po e humbas persosmerine (tani dreqin me falet nuk shkoj dot as ne banje pa Aiden ...) ja autokritika dhe kthesa ime per te mbledhur trute e kokes dhe te behem serish nje mama per shtepi!

Ne c'moshe eshte i nevojshem aparati i dhembeve?

Cte ben femija s'ta ben perenia thoshin pleqte!

Aparati i dhembeve
Rrini te qete s'ka ndodhur asgje e keqe, vec Edi im tani para pushimeve e gjeti te drejtonte dhamet, 600 € per nje aparat plastik! Duket si ai regbit dreqi ta marre , kishim perdorur ate dhe kursenim per pushimet!
Ec me, me ngushellon fakti qe do ta perdor edhe per Aiden per fat i bejne te nje mase per te gjithe nje disifektim dhe dil ne dere. Pra sot Bebe dhe Vogelushe po u dridhet dora me e fut ne xhep!
Vajti shtate vjec dhe jemi pak me vone sesa mosha mesatare e aplikimit te aparatit.

Si te mposhtim friken nga lindja?

Frike nga shtatezania
Dhe me ne fund piva kafe dhe me miken time "Sofijen" italianen e bukur me tipare mesdhetare qe sapo ka mesuar qe une ia kam shqiptarizuar emrin dhe friken nga lindja, duke i dhene kurajon me te cilen kam perballuar te dy lindjet e mia. I kujtoj sa here qe takohemi, qe gjyshet tona lindnin ne shtepi, duke u varur tek traret e shtepise.

Ba...ma... nuk jeni me te paret!

Babi im eshte Superbabi

Nuk jemi me te paret
Dikur ...?
Babi, nje qenie me kater kembe qe per nente muaj me radhe studion literature me te mundshme, qe eshte shkruar per beben dhe kur vinte momenti nuk dinte as si ta prekte, sidomos kur ishte femija e pare!
Sot ...?
Qe kur ka lindur vajza jone Aida 5 muajshe im shoq nuk eshte me im shoq! Eshte vetem dhe ekskluzivisht vetem baba. Ka sy vetem per te.