Vec nje dite bark Aida ime! Thua te jene duke i dale dhembet? E provova te prek mishrat por nuk mund te them se i ka te forte, te fryre dhe te skuqur, ndoshta i shemb barku, sepse keto tre dite ka qene ftohte ... kohe per polenta i thone bergamasket.
Sot s'desha te bej pis shume tenxhere! Dhe meqenese kam tre kater dite pa dale ke blogu dhe ja kam var cik trajsen vendosa, deri sa te flere Aida te shtoj nja dy tre receta qe gatova sot. Por sot gatova me te njejtet perberes si papen e goces ashtu edhe papen e babit dhe te mamit!
Elbasan i bukur, Elbasan! Sot kam vendosur do ther nje pule ahaaaaaaa! Per gocen, por jo per krushqit nga Elbasani se eshte ende e vogel, thjesht per papen e kisha fjalen...
Marrim nje pule te paprere, te plote. E lajme mire dhe nese ka pupla te pahequra sic duhet atehere e percellojme ne zjarr. Nese e keni ne frizer atehere pula duhet nxjerre te shkrije tre ore para se te gatuhet.
Eshte hapur llafi se ne shtepine time gatuhet mire. Keshtu thote nje reklame e nje firme te njohur dhe me te vertete jo per tu mburrur se eshte ime me, por mami sot e kishte qare zemren time.
Griu gjysmes banane dhe gjysme dardhe ne rende jo ne mixer se me dhemb barku dhe fruta derrmohet jashte mase.
I bashkoi te gjitha frutat e grira bashke.
Te mesohemi te mos rrezohemi!
Kete kend te blogut ia kushtoj tim eti, qe per fat te keq, sapo mora vesh qe ka thyer kemben dhe do rrije tre muaj ne allci! Sa me shume kalojne vitet ne emigrim, aq me shume i dua! Kam pershtypjen se kohen per te ndenjur me ta e kam konsumuar shume keq. Tani e kerkoj me qiri ate kohe, qe kam kaluar krejt e shkujdesur dhe moskokecarese per te vleresuar si duhet nje dhurate kaq te bukur, qe na falet ne nje moshe shume naive.
Vetem brenda dhjete viteve te fundit gjithcka ka ndryshuar. Kane mbetur ne klase kalendaret dhe menute fikse. si pasoje kalimi nga qumeshti i nenes ose ai artificial, tek ushqimet e ngurta mund te filloje pa asnje brerje ndergjegje nga nena.
Sikur grate shqiptare te ishin te interesuara per te rejat mbi heqjen graduale te qumeshtit te gjirit bebes se tyre, aq sa jane te interesuara per te rejat mbi veshjen, lukun dhe moden, bebet shqiptare do zinin vendin e pare ne top ten-in boteror te rritjes se foshnjave dhe kur them kete, ne radhe te pare flas per vete.
Sik.... sik... sik..... Mos ja filloi prape.
Lemza èshte nje reaksion, qe shkaktohet nga kontraktimi i pavullnetshem i diafragmes, gjate te cilit fluksi i shpejte i ajrit provokon kur kalon neper kordat zanore dhe shkakton zhurmen klasike te lemzes "sik".
Njerezimi ka shkelur ne Hene, ka fluturuar ne ajer, eshte zhytur thelle ne det me hapin e Zhyl Vernit, ka zbuluar Ameriken dhe mikroskopin, ecen me dy kembe dhe ka luajtur femije me ... flluska sapuni.
Mos me thuaj jo, cdo femije ne kete bote ka qendruar i mahnitur para tyre dhe ka enderruar qofte edhe nje here te vetme te mblidhet kruspull brenda tyre e te fluturoje me to qofte edhe per dy sekonda. Te thote "hej une njehere kam fluturuar."
Gezimi ma mori koven... Leila me hodhi rere ke syri ...jo teta, Edi filloi vete i pari... dhe ja ku pushimet e mia kthehen ne qender komisariati numer dy, ne vend qe te jene pushime buze detit, sic komandon zoti..."
Te zihen per tu rritur! Keshtu titullohet libri qe kam tani ne dore shkruar nga psikopedagogu Daniele Novara i qendres psikopedagogjike per Paqen dhe kontrollin e konflikteve ne qytetin italian Piacenca. Shkepus vetem dy rreshta nga ajo qe midis te tjerash ai shkruan: