Articles tagged with: ndihma e shpejte

Otiti i veshit

cfare te bejme per ta qetesuar?

Otiti i veshit
- Otiti i veshit eshte semundje me origjine bakteriale ose virale: eshte infeksion i veshit te mesem qe mund te provokoje dhimbje, madje shume te madhe dhe shpeshhere shoqerohet me temperature dhe sekrecione. .
- Kur keto simptoma shfaqen te gjitha bashke, pediatri ve rè skuqje te daulles se veshit dhe pershkruan antibiotik.
- Por kam nje lajme te mire per te gjithe! Mund ta kontrollojme dhimbjen me Belladonna 5 CH, 3 granula nga 5 deri 6 here ne dite,  Capsicum 5 CH, 3 granula 3 here ne dite.

Dhimbja e kembeve tek femijet 3-8 vjec

 e kembeve tek femijet 3-8 vjec
Ndoshta me kujtohej sa shume dhibnin kur ishim femije, qe sot kur ankohet im bir, syte me mbushen me lot. Por ky problem e paska nje zgjidhje dhe madje te lehte fare.
Ndodh shume shpesh tek femijet tane duke filluar nga 3vjec e ketej qe gjuri te jete i harkuar ne forme X dhe te ecin ne maje te gishtave me kembet te drejtuara nga brenda.
Behet fjale per nje dukuri fiziologjike, qe zhduket rreth mbushjes se vitit te 7-te apo 8-te. Kembet drejtohen vetiu. 

Femije te sigrute ne pishine

Femije te sigurte ne pishine
Ne vendet e industralizuara pjesa me e madhe e e mbytjeve dhe gjysmembytjeve qe perfshijne femijet ndodh ne pishinat publike dhe ne ato miniprivate (gjithnje me te perdorura dhe qe mund te gjenden lehte neper supermerkate.
Femijet duhet te ruhen gjithmone ne cdo moment!

Femije te sigrute ne det

Femije te sigurte ne det
Kur femija yne eshte ne uje, nuk duhet ti heqim syte nga ai qofte edhe per dy sekonda. Pertej oqeanit mjeket e quajne " traume stinore". Vera per femijet paraqet nje mundesi aksidentesh me rreziqe te medha. si psh plaget ne koke kur perdorin skateboard, rroler ose bicikleta, arsyet klimatike ne rastin e mbytjeve apo dhe thjesht aksidentet shtepiake ,kur veren e kalojne pa levizur nga shtepia.

Dhembet e pare? Ndihmoje keshtu!

Dhembet e pare? Ndihmoje keshtu!
Vec nje dite bark Aida ime! Thua te jene duke i dale dhembet? E provova te prek mishrat por nuk mund te them se i ka te forte, te fryre dhe te skuqur, ndoshta i shemb barku, sepse keto tre dite ka qene ftohte ... kohe per polenta i thone bergamasket.

Rrezimi nuk njeh moshe!

Te mesohemi te mos rrezohemi!

Rrezimi nuk njef moshe
Kete kend te blogut ia kushtoj tim eti, qe per fat te keq, sapo mora vesh qe ka thyer kemben dhe do rrije tre muaj ne allci! Sa me shume kalojne vitet ne emigrim, aq me shume i dua! Kam pershtypjen se kohen per te ndenjur me ta e kam konsumuar shume keq. Tani e kerkoj me qiri ate kohe, qe kam kaluar krejt e shkujdesur dhe moskokecarese per te vleresuar si duhet nje dhurate kaq te bukur, qe na falet ne nje moshe shume naive.

Kur peson perdredhje , fraktura....

Ndrrydhje, Frakture, Thyerje...
Pesha e trupit përqëndrohet e gjitha tek dora ndërkohë qëështë duke rënë, një kavilje që perdridhet... dhe ja ku na shkon mendja menjëherë tek frakturat.
Çfarë duhet bërë menjëherë?
Nëse vogëlushi ankohet për dhimbje shumë të madhe ose/dhe shfaqet ënjtje në zonën e interesuar është e nevojshme ti drejtohemi mjekut në Ndihmën e Shpejtë.

Prerjet, carjet, plaget!

Prerjet, carjet, plaget!
Sot me vjen nder mend Edi im 13 muajsh. Ne shtepine e prinderve te mi ime moter eshte duke qeshur e lodruar me te voglin tim, pas nje viti qe s'kishte pare nipin. Pushimet e gushtit jane nje mrekulli per te afermit e mi, sepse gezon gjithe shtepia sidomos kur takohen me niperit dhe me mbesat.

Boshatisja!

Evakuimi ne rast rreziku ne shkolla!

Boshatisja Evakuimi ne rast rreziku ne shkolla
Llojet e zileve te alarmit dhe evakuacionit
Ne raste ZJARRI: - Zilja bie ne menyre te vazhdueshme dhe te panderprere. (Te boshatiset menjehere ndertesa)
Ne rast TERMETI:
Ne momentin e lekundjeve - zilja e shkolles bie ne menyre te panderprere (te gjithe poshte bankave)
Pas lekundjeve- zile e panderprere (te boshatiset menjehere ndertesa)
REJA TOKSIKE: zilja e perhershme (te mbyllen menjehere dyer dhe dritare, qendrohet ne klase ne pritje te urdhrave, duke qendruar te qete dhe ulur).

"Manovra e Heimlich" ne rast mbytjesh nga ushqimi

Ne flasim, sot me Emilio Ghiringhelli, pergjegjes i formacionit CRI ne Lombardi te Italise, instruktor manovrash per Clirimin Pediatrik te rrugeve te frymamarrjes:
Pra po thoshim Emilio qe ankthi i te gjithe prinderve eshte kjo e bekuar mbytje. ...o Zot karamelja, o kjo o ajo...nje shqetesim ky i ligjshem, qe duhet dhe behet por lete flasim per kete manover:
Clirimin Pediatrik te rrugeve te frymamarrjes, ne cfare konsiston?