Një prej trinjakëve të mi e mbaj në zemër, dy të tjerët në krahët e mi

Historia ime...

 

Përshëndetje!  

Nuk e di nëse do te mund të përfshij të gjitha momentet e veçanta, prej kur nisa rrugëtimin përr tu bërë nënë e derisa ia arrita, pasi shumë gjëra kanë ndodhur prej atëherë dhe jam e lumtur, që tani mbaj në duar vogëlushet e mia 11 muajshe.  

Lajmin për shtatzaninë e prita me gëzim shumë të madh... po ashtu im shoq dhe të gjithë të afërmit . Po shijoja ditët e para të shtatzanisë , përkatësisht në fillim të javës s se 8-te kur zgjohem nga gjumi dhe vërej gjakderdhje të shumtë në zonën intime. Me urgjencë i bëra telefon qendrës spitalore.

E tmerruar... nuk doja ta humbja bebushin. 

Ishte e Premte. Në vendin e pranimit në spital, më kontrolluan dhe më thanë, që duhet të të zija shtratin. Për momentin thanë gjithçka është në rregull, por që të shpëtojë beba duhet të qëndrojë në spital. Në fundjavë më dhanë terapine e nevojshme, por asnjë kontroll më tej. Mezi prisja ditën e Hënë. E dija që në vizitën e mëngjesit do të më komunikonin, nëse se gjithçka është në rregull apo jo. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur u shtriva, që mjekët të më bënin ultrazë dhe te gjithë doktorët aty mbetën të habitur. Mjeku kryesor vetëm një pyetje më bente: ku je kontrolluar më parë? U tmerrova duke mendu qe diçka shumë e keqe ka ndodhur,më vonë më kumtuan lajmin më të bukur ne botë: prisja 3 bebe! 

Me të përziera, me mundimet e shumta normale të shtatzanisë vazhdova me vullnet te madh te kujdesem per veten dhe 3 bebushat e mi në bark. Ndërkohë qe edhe punoja gjithë kohën. Jam njeri, që nuk dorezohet lehtë. Kam shumë vullnet dhe mendoj që gjithçka do të përfundojë mirë .  

Ecuria e shtatzanisë vazhdoi kryesisht mirë, 2 bebushe ishin një vezore dhe tjetra ishte e ndarë nga to, mirëpo njëra nga 2 bebet, që ishin bashkë , po zhvillohej më pak se tjetra. Në kontrollin e dates 12.11.2013 kur unë isha diku 26 javëshe, doktori tha qe po vë re diçka te beba që zhvillohej me pak, tha qe ka ujë në kokë , e diagnostikoi me Hydrocefalus.  

Oh m'u duk qe krejt ordinanca më ra mbi krye, u përmbajta për momentin, se nuk doja të bëja skena. Pas kthimit në shtëpi u shkreha në vaj. Pas kësaj rrodhën edhe 2 ditë e mbytur në trishtim dhe vendosa ta marr veten, për hir të 2 bebusheve te tjera, vendosa të mos mërzitem e të rrezikoj edhe to, me ndonje ngritje tensioni... Pas 2 javësh kisha kontrollin tjetër, tanimë isha plot ankth, se çfarë do te ndodhte me bebushen e 3-të! Mjeku më tha se mund t'ia ndalim zhvillimin, është më mirë per 2 bebet tjera, se do te kenë hapësirë me shumë... Në asnjë mënyrë nuk doja të pranoja, të miratoja vetë unë vrasjen e tij, po edhe nuk mund të arrija të kuptoja si do te kujdesem për të trija. Ndërkohë fillova të kërkoja në internet info, për beben me probleme të tilla dhe mësova se pothuajse fare nuk kishte mundësi shërimi as të përafërta me fëmijët e tjerë. 

Kaluan edhe 2 javë te tjera, erdhi kontrolli e radhës, java e 30-të. Doktori kësaj radhe tha se bebi i 3-të nuk ka reagon më... 

U mërzita shumë, por u pajtova edhe me këtë. Kështu kalova edhe 8 javë me 3 bebe në bark, njëra prej tyre vdekur. Tashmë isha në ankth për 2 bebet tjera, se mos ndikon kjo e 3-ta diçka ka... sidomos brengosesha për beben, që ishte në një vezore me beben e vdekur. Kështu linda në javën 38-të bebushet e mija të mrekullueshme. Gjatë operimit me anestezion epidular kam qeshur dhe kam qarë në të njëjtën kohë, kam qenë e lumtur dhe e pikëlluar. Fillimi ishte pak i vështirë, se merzitesha për bebushen tjetër. Sa herë i shikoja dy bebat e mia, më kujtohej ajo.... të cilen do ta mbaj në zemrën time për gjithë jetën... 

Related Articles

blog comments powered by Disqus