× Ushqyerja me gji, gjivakti, heqja e gjirit...

10muajsh si mund ti shtojme oreksin dhe te mos kete probleme me peshen

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 6 months ago #827 by Facebook
Pershendetje!
Doja te ndaja me ju nje shqetesim lidhur me femijen tim.
Kam vajzen 10muajshe.
Ka lindur 2800 dhe 49 cm, tani eshte 7500 kg dhe 72 cm...
eshte femije shume aktive, e qeshur, e dashur, e afrueshme, thote mama, baba, tai-tai, nan...
dhe zanore e belbezime e pasthirrma te ndryshme.
Problemi im eshte se qendron ne maje te gishtave, kur e le ne kembe nuk e mban ekulibrin, po ta mbeshtesesh diku qendron dhe vete per disa sekonda.
I bej fruta, supera, kremera dhe kosin, por nuk me ha aq sa duhet.
Si mendoni eshte mire vajza ime dhe cfare me keshilloni?
Ju faleminderit shume, per punet tuaj te palodhur ndaj neve nenave :)

Adm B&V
Vajza juaj eshte shume normal, ndersa ate qe thoni, qe qendron ne maje te gishtave, mos u shqetesoni fare, eshte mese fioziologjike, por eshte kur te filloje te ece, ecen ne maje te gishtave, prape nuk ka asnje problem.

Nena
Shum faleminderit per pergjigjen :)
Me lehtesuat goxha, ngaqe kush e sheh vajzen me thote " ua sa e vogel qe eshte"...une i pergjigjem
"per mua nuk rendesi shendeti, por qe eshte e shendetshme"
Asaj qe 5muajshe i dolen pernjihere te dy dhembet e poshtem dhe tani me 14 dhe 26Janar 2 dhembet e lartem, dmth nje i pare larte dhe tjetri, qe i pason para dhembeve te qenit djathtas, tani ka gati dhe tjetrin lart...
me fal qe u zgjata, po cfare mund te perdor per ti shtuar oreksin?
E kam me gji... qumeshtin e formules nuk e pranon ta pije, pasi dhe biberonin qysh e vogel nuk e donte!
Edhe nje here shume faleminderit...:)

Adm B&V
Mos u shqetesoni, se tani qe po i dalin dhe dhembet eshte nje gjendje e zakonshme, qe te mos kete shume oreks.
Mos ngulni kembe.
Te haje sa do, mjafton te jete mire me shendet, e kam fjalen te mos semuret
Te gjitha kalojne!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

More
11 years 6 months ago #829 by Vlashi
shume mire e ke e dashur mua per 5 dite me ben 8 muajshe goca dhe sot qe e peshova 6500kg eshte elda me thuaj te lutem sipas grafikut si eshte goca ime ka lindur ne javen e 31 dhe me peshe 1660gr te lutem pres pergjigje kam binjake po cuni eshte shume mire ne peshe ai 8600kg kurse goca me duket shume pak :(

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.240 seconds