× Ushqyerja me gji, gjivakti, heqja e gjirit...

Kur jap gji më mbyt një breshëri lotësh, ndihem shumë keq!

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7079 by Facebook
Të nderuara nena të faqes sonë Bebe&Vogëlushë!
Jam bërë nënë, që prej dy muajsh tashmë dhe kur jap gji më mbyt një breshëri lotësh, ndihem shumë keq! Po juve ju ka ndodhur ndonjehere!
Ju lutem më ndihmoni, sepse prisja të ishte akti më i bukur në botë, ti japësh gji vajzës tende... ndërkohë unë vuaj çdo herë që i jap gji!
Faleminderit për ndihmën tuaj të çmuar!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 9 months ago #7080 by Facebook
E dashur nënë e re e faqes sonë!
Nuk na keni dhënë shumë info, për të kuptuar se cili mund të jetë shkaku që ndiheni kështu, ndaj po mundohem tju shkruar atë çka ndodh fizikisht gjatë gjivaktit dhe pas shtatzanise.
Mjafton tju kujtojmë vështirësitë gjatë gjivaktit kërkoni në sitin tonë artikullin ndihmë me titull Carjet e Gjirit

www.bebevogelushe.info/item/carjet-e-gjirit.html

prodhimi i pakët i qumështit etj.
Mund të kthehen shumë lehtë në burim stresi dhe shqetesimesh.
Ju këshillojmë t'u drejtoheni mjekut të familjes suaj ose pediatrit të foshnjës.
Të mos harrojmë që ju keni bërë një ndryshim të theksuar në ambjentin tuaj familjar, tashmë jeni bërë nënë e re. Ky status i ri dhe pothuajse i pashkelur sjell vështirësi, lodhje, pasiguri...
Kërkoni dhe ndihmën e njerëzve tuaj më të dashur shokut tuaj të jetës, familjarëve, mikeshave.
Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por ju ndihmon ta organizoni më mirë jetën tuaj, ndaj sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më mirë do jetë për ju, por sidomos foshnjën tuaj. Nëse problemi rëndohet më tej, kërkoni ndihmë nga specialistët si psh psikologët, psikoterapeutet.
Uroj gjithe te mirat e dashur!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.219 seconds