Asnjë fëmijë nuk i është nënshtruar dhunës, për të shkruajtur mami këtë post në sitin e vet

Ndodh ndonjëherë që mamat e mia më pyesin: Elda si ia bën kur bëjnë potere në makinë?  

Oh, unë përdor metoda tërësisht të shëndosha psikologjike dhe të rejat e fundit nga fusha pediatrike.  

 

Para çdo udhëtimi i vë në radhë si në ushtri dhe i pyes: ti e bane çiçin?  

- Nuk më bahet - ma kthen i madhi. 

- Punë e madhe se s'të bahet, shko e baje! 

- Por kur s'më bahet, qysh ta bëj....? 

- Ta bësh me zor!  

- Uffff na çmeneeeee! Sa e keqe!  

- E keqe por e drejtë! Ec shpejt në banjë! 

I madhi ikën turivarur, e vogla më buzëqesh të më marrë me të mirë. 

-Ti mos më qesh mua! E bëre Çiçin? - me këtë voglën ua kam ndaluar njerëzve të shtëpisë dialektin e Shqipërisë së Mesme, do mësojë shqipen zyrtare, pastaj po deshi t'ja kthejë Gegëtoskërishte :)  

- Atëherë mami bana nji Tatën, dy Pipin, tre dhamët, katër lava byçin! 

- Bravo mam! Merr shembull ti i madhi! 

-Asigja s'bani nga këto që tha! Thotë kot oj maaaaa! Po të rren! Shife sa të hipi në makinë kur të të kthejë në shpi, për ta bërë! 

- Posi se si ty është ajo...! 

 

E morët DVD e Pepës? Lodrat, lapsat, fletat,? 

- Poooo!  

- Nuk do ziheni ëëë?  

- Jo kurrën e kurrës!  

- Kulën e kulës! - premton e vogla. 

 

Hipim në makinë. Sapo kemi hyrë në autostradë 

- Mami, më bahet çiçi! 

-E tani maje, sa të gjejmë autogrilin! 

- Por po më bahet! Mamiiiii! Më doliiiiii! 

- O ja ashufsha...! Po ti the e bane! 

- E bani leshtë! Të thashë që të rrejti! Ta thashë?! 

 

Pas 3 kilometrash 

- Mami më pihet ujë!  

- Mami më pilet uji! 

-Si thuhet? Thuj fjalën magjike! 

- Të luteeeem! Po të deshi qejfi! 

- Të kuteeem! Po desi fefi! 

 

Pas 5kilometrash plas sherri. 

- Ma vër Pepaaaaaaa! 

- Jo do vëmë Shoku ynë Tili!  

- Vineeee Pepaaaaaaa...! 

- Është e imja Divudija! Unë e shkarkova! 

- Ma jeeeeep! 

- Jooooooooooooooo thashë! 

- E keqe!  

- Mami më fa qeqe! 

Konfiskoj divudinë! As njëri as tjetri!  

Plas sherri dhe lotët vuuu. 

 

Metodat që mund të përdorni për të vënë qetësi në këtë rast:  

Përpiqem që të arrijnë një marrëveshje. As nuk pjerdh...in për marrëveshjet e mia.  

Përpiqem të vë muzikë ninulle ta zërë gjumi të voglin. Ik me gjithë këto për beba....! 

Ia jap të bertitmes me sa kam në kokë ti ndaj. Sikur pushon çik sherri dhe shyqyr që në makinë s'të dëgjon njeri. 

Po nuk funksionoi dhe e bërtitmja ia nis e marr më dajak e më shpulla sediljet e prapme të makinës, por nuk arrij asgjë përveç nxjerrjes nga vendi të shpatllës dhe më bëhet dora xhungë ngaqë kap vetëm rripat e sigurimit... :D Kalamajtë qeshin nën buzë duke nxjerrë gjuhën, lala lala lala ti s'më kape dotë...! 

Atëherë sherri merr fund vetëm kur ngre në kupë të qiellit tallavatë e fundit, që kanë kap majat e hitpareidit!  

Jua sigurojmë që do lënë sherrin dhe do çjerrin fytin sa me i kapë laringiti për dy javë rresht, si politikanët në lule të fushatës elektorale :D 

 

P. S. 

Asnjë fëmijë nuk i është nënshtruar dhunës, për të shkruajtur mami këtë post në sitin e vet :D. Fëmijët e mi vdesin për tallava! 

Nuk i detyroj ta dëgjojnë me dhunë :D 

 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus