E shqetesuar e cova te ortopedi, e pa dhe me tha ka nje muskul te qafes me te shkurter nga njera ane

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 11 months ago #6093 by Facebook
Pershendetje bebe dhe vogelushe!
Urgjent ju lutem.
Jam nje nene e re dhe kam vajzen qe per dy jave mbush kater muaj. Para ne muaji vura re qe vajza mban shume koken ne nje ane, sikur e mbaj ne krah dhe kur është shtrire.
Di qe tani duhet ta mbaje koken vete, ajo e mban po e mban menjane.
E shqetesuar e cova te ortopedi, e pa dhe me tha ka nje muskul te qafes me te shkurter nga njera ane, duhet ti vendosesh jastek poshte qafes dhe ti besh ushtrime duke i rrotullluar koken dhe ta vendosesh ne ane te kundert nga flejë, qe ta kthej koken nga ana tjeter. Dje e cova perseri per ta pare a kishte permiresim dhe ortopedi me tha duhet ta cosh te spitali ushtarak qe ta kontrolloje nje profesor doktor dhe nese nuk rregullohet deri sa te mbushi nje vjec.
Tha do i besh nje nderhyrje me djegie ku i pritet muskuli dhe nuk ka shume pune me tha. Doja te dija a di ndonjera nga ju nena nje rast te ngjashem dhe si veprohet, a eshte kalimtare apo duhet nderhyre se jam shume ne merak. Kam frike mos doktori e ben kot te madhe se dihet ketu tek ne cfare nuk te thone per te marr ndonje lek. Nga ana tjetër kam frike po ta lej pas dore se ndoshta nuk kalohet vet. Ju lutem komentoni sa me shume dhe pa fyerje ju lutem se nene e re jam, nuk kam shume info.
Anonim ju lutem!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.194 seconds