× Recetat për ushqimet e para, kishilla per ushqimin dhe për dieten e fëmijes.

Kerkohen programe ushqimore 6muajsh+

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
11 years 7 months ago - 10 years 10 months ago #283 by Facebook
Kerkohen programe ushqimore 6muajsh+ was created by Facebook
Pershendetje B&V dhe ju mama!
A mund te me thoni nje program cfare duhet te haje vajza ime 6muajshe dhe oraret !
Faleminderit e gezuar Vitin e Ri!

Program ushqimi per bebet 7 muajsh:
Ne mengjes ne cfaredo ore, qe te zgjohet bebi duhet te pije qumesht gjiri ose qumesht pluhur 2OO - 230 ml. Ne rast se nuk mjafton qumeshti i gjirit dhe kjo vihet re shume mire, kur femija zgjohet shpesh naten nga gjumi sepse nuk fle i ngopur, atehere duhet te plotesojme qumeshtin e gjirit me biberon me qumesht pluhur.

Ne oren 10.30-11.00 fruten. Mund ti japim cfaredolloj frute, qe deshiron pervec fikut dhe rrushit qe ndalohen ne menyre kategorike. Pergatiteni ne kete menyre:
Baza eshte gjithmone banania. Mund te veme 1/2 banane, 1/2 dardhe dhe 1/2 molle.
Diten tjeter \"zemra\" e mengjesit do ndryshoje do te veme 1/2 banane, 1/2 dardhe dhe 3-4 luleshtrydhe, ne kete menyre i kombinon frutat, qe ti haje te gjitha nga pak.
Kujdes! Tek disa femije frutat diten e pare duhen provuar vec e vec, sepse ne rast se japin alergji, atehere e kuptojme menjehere se nga cili frut i vjen dhe kemi mundesi ta eleminojme per t\'ja ofruar pas disa muajsh perseri, kur te jete pak me i rritur.

Ne oren 13.OO dreka. Bebit duhet ti japim 2 dite mish pule, 2 dite mish vici dhe dy dite vetem zarzavate pa asnje lloj mishi. Masa e mishit te vicit dhe pules qe duhet te fusim ne cdo vakt dreke eshte 30-40gr. Pra eshte 4-5 luge kafeje mish te zjere dhe te bere pure, po ashtu edhe zarzavatet duhet te behen pure me ane te mixer ose kullonjeses se perimeve, me baze gjithnje pataten. Pra 2 masa patate dhe masat e tjera cfaredolloj zarzavateje. Psh ne nje tenxhere me uje veme 2 masa patate te mesme me nje grusht bishtaja, nje grusht bizele, nje grusht spinaq, nje cerek qepe, nje cope mishi vici ose pule, i zjere me pak fare uje dhe duke e shtuar vazhdimisht sa here qe reduktohet, derisa te zjeje mishi. Pasi ka mbaruar zjera i marrim i bejme pure te gjitha bashke, te jete nje pure e trashe, jo shume e holle. Sperkatim me nje luge vaj ulliri dhe pak djathe parmigian ose grana te grire holle. Diten tjeter do te alternojme zarzavatet ose perimet e tjera si psh: angjinare, patellxhan, kunguj, karrota etj. Pas drekes femija duhet te vihet ne gjume.

Ne oren 17.00 kremin me miellin e misrit dhe tapiokes, apo cdo krem tjeter mielli apostafat per femije. Ne udhezimet e konfeksioneve te kremrave do te gjeni game te gjere dhe shumellojshmeri per te pergatitur recetat e kremrave si pure por kesaj radhe te holluar ne qumesht pluhur. Diten e pare kremi behet i holle pastaj ditet e tjera sa vjen dhe dendesohet, pra sa vjen dhe do ta bejme me te plote.
Ne darke, gjithnje pasi ti keni bere banje, i japim qumesht po e njejta recete dhe mase si qumeshti i mengjesit

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 10 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.301 seconds