Lengu fiziologjik per zhbllokimin e hundeve
Sì ta pergatisim ne kushte shtepiake
Hundet bllokohen pothuajse gjithmone nga nje sasi myku, nje lende qe prodhohet per mbrojtje.
Per fat te keq eshte pothuaj e pamundur, qe nje femije shume i vogel ti shfryje hundet vete, keshtu myku mblidhet ne flegrat e hundes.
Gjithashtu hundet mund te duken te zena, edhe pse jane te pastra, sepse mund te jene te ngushta kanalet qe bashkojne hunden me gojen.
Kjo dukuri zgjidhet vetvetiu me rritjen, frymemarrja mund te behet e zhurmshme, sepse ajri bllokohet nga kalimi i tij nga hunda ne bronke.
Edhe ambjenti i thate ndikon ne zenien e hundeve.
Ne kete rast duhet te rregullohet lageshtira ne dhomat ku femija rri me shpesh, me nje aparat umidifikator ose nepermjet vazove me uje qe varen ne anet e kalorifereve.
Per te eleminuar koret dhe tharjen e mykozave te hundes mund te zjejme uje me nje grusht kripe te trashe. Ta sjellim prane djepit, ose krevatit te bebit. Sigurisht kur bebi nuk ngrihet ende ne kembe, kur nuk zbret vete nga krevati, pra kur eshte ende shume i vogel.
Koret eleminohen kur jane ne brendesi duke vendosur ne hunde xhel te posacem me baze acidi ialuronik. Kur zbuten nga xheli mund ti pastrojme me garze.
Nese hundet jane bllokuar shoqeruar nga semundje, ligeshti e pergjithshme, dobesi trupore, nervozizem, irritime, mungese oreksi duhet kontaktuar mjeku, sepse femija po kalon semundje. Nese nuk eshte e shoqeruar nga shenjat e mesiperme mjafton vetem pastrimi dhe higjena e perditshme.
Hunda e bebit pastrohet duke perdorur leng fiziologjik, i perbere nga uje dhe kripe. Ekzistojne shume te tilla ne treg, por nese doni ta pergatisni vete, ne kushte shtepiake ja si mund ta realizoni:
Merren dy luge (caji) me kripe te imet ne gjysme litri uje te ngrohte. Ne cdo fleger te hundes duhet sprucuar me ane te nje shiringe pa ago 4-7 ml uje fiziolgjik.
Nese mykozat jane te pranishme ne sasi te medha, mund te na duhet te perdorim pompen terheqese. Vendoset me shume delikatese te baza e flegrave te hundes dhe terheqin cdo pjezes, ose lende qe ka ka bllokuar hunden.
Mos harroni ta perdorni kete metode, kur bebi juaj eshte i qete, me mire pas vakteve te ngrenies dhe nxjerrjes se gromesimes.