- Posts: 8825
- Thank you received: 54
- Forum
- Zona e Mamave
- Problemet ne familje pas ardhjes se bebit
- Problemi është se në çdo lindje të fëmijëve të mi asnjëherë vjehrria nuk vjen t'i shohë fëmijët!
Problemi është se në çdo lindje të fëmijëve të mi asnjëherë vjehrria nuk vjen t'i shohë fëmijët!
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
9 years 9 months ago #6898 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Problemi është se në çdo lindje të fëmijëve të mi asnjëherë vjehrria nuk vjen t'i shohë fëmijët! was created by Facebook
Mirembrema mama!
Kam një problem, për të cilin zihem përditë me tim shoq dhe po më prish shumë qetësinë familjare. Kemi 10 vjet të martuar dhe kemi 3 fëmijë si yje.
Më i vogli është vetëm pak muajsh.
Problemi im është se në çdo lindje të fëmijëve të mi asnjëherë njerëzit e tij nuk vijnë t'i shohin femijet.
Kur lindi goca vjehrri me mori në telefon dhe më tha: ju ngelet qejfi të mos vijmë se kemi delet vetëm. Nuk i lënë dot.
Kur lindi çuni na thanë kemi shume pune për të bere. Njëherë u takuam në rrugë dhe as të paktën nuk u munduan të bënin sikur e panë djalin.
Do thoni ju ja s'e sheh plase të vijë vjehrri me vjehrrën, rri se je rehat, por unë me të vërtetë jam shumë e ofenduar nga sjellja e tyre.
E njëjta gjë edhe me të voglin fare. Kanë kaluar muaj dhe vjehrria nuk mendon të më shkelë në derë. Jetojmë 1km larg njeri tjetrit. I kemi marrë në telefon dhe shkojmë e i kemi ftuar çdo festë bashkë me fëmijët, por jo vetëm që nuk kanë ardhur, por as na kanë telefonuar, për të thënë nuk vijmë.
Kanë makinë, janë pensionistë dhe jetojmë afër, kështu që nuk ishte justifikoj dot, për këtë lloj ofendimi që I bëjnë fëmijëve dhe tim shoqi.
U lodha të hiqem sikur ska ndodhur gjë.
Burri thotë kështu janë gatuar të mite. Cfarë t'u bëj? Ai është gati t'ua çojë atje djalin, por kësaj here u zura, siç ju thashë dhe e kundërshtova.
Si mendoni është më mirë? Të vazhdojmë sikur ska ndodhur gjë apo t'i presim urët?
Faleminderit nëse më keshilloni!
Natën e mirë!

Please Log in to join the conversation.
- Topic Author
- Offline
- Platinum Member
-
Less More
- Posts: 8825
- Thank you received: 54
9 years 9 months ago #6899 by Facebook
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Replied by Facebook on topic Problemi është se në çdo lindje të fëmijëve të mi asnjëherë vjehrria nuk vjen t'i shohë fëmijët!
Mirembrema nënë!
Mendoj se çdo gjë i falet të moshuarve, sepse nuk besoj se arrijnë ta kuptojnë gjendjen dhe nuk kanë as mjetet mendore apo kulturore për t'i kuptuar. Nuk besoj të ndryshojnë në këtë moshë.
Ju keni të drejtë të revoltoheni dhe të pretendoni respekt për fëmijët dhe burrin tuaj, por duhet të kuptoni edhe bashkëshortin tuaj dhe dëshirën e tij për t'u afruar me prindërit.
T'i çojë fëmijët e tij për vizitë tek gjyshërit është shumë pozitive, sepse ai dëshiron tu tregojë atyre se çfarë ka arritur në jetë.
Nuk mendoj se të prisni urët është mirë në radhë të parë për fëmijët...
Pershendetje dhe urime për familjen tuaj të mrekullueshme!
Mendoj se çdo gjë i falet të moshuarve, sepse nuk besoj se arrijnë ta kuptojnë gjendjen dhe nuk kanë as mjetet mendore apo kulturore për t'i kuptuar. Nuk besoj të ndryshojnë në këtë moshë.
Ju keni të drejtë të revoltoheni dhe të pretendoni respekt për fëmijët dhe burrin tuaj, por duhet të kuptoni edhe bashkëshortin tuaj dhe dëshirën e tij për t'u afruar me prindërit.
T'i çojë fëmijët e tij për vizitë tek gjyshërit është shumë pozitive, sepse ai dëshiron tu tregojë atyre se çfarë ka arritur në jetë.
Nuk mendoj se të prisni urët është mirë në radhë të parë për fëmijët...
Pershendetje dhe urime për familjen tuaj të mrekullueshme!
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Please Log in to join the conversation.
- Forum
- Zona e Mamave
- Problemet ne familje pas ardhjes se bebit
- Problemi është se në çdo lindje të fëmijëve të mi asnjëherë vjehrria nuk vjen t'i shohë fëmijët!
Time to create page: 0.177 seconds