Te gjithe rreth meje qajne e ulerasin, ndersa une flas me vete me te, sikur e kam prane meje.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago - 9 years 10 months ago #6496 by Facebook
E dashur Bebevogelushe!
Jam nje nene qe kam pesuar 2 aborte spontane, te cilat i kam lare me lot.
Kam qare aq shume, saqe pas vdekjes se babit tim nuk kam me lot, te qaj.
Me duket sikur e kam ende gjalle dhe nuk ndjej asgje. Jam bosh dhe pa ndjenja. Te gjithe me shohin sikur jam nje jashtetokesore, qe nuk i dhimbset as babai i vet. Te gjithe rreth meje qajne e ulerasin, ndersa une flas me vete me te, sikur e kam prane meje.
Zot qe kur jam bere kaq e pandjeshme?!
Isha tmerresisht e lidhur me te dhe e di, qe te sillesh keshtu pas mungeses se tij eshte cnjerezore, sepse kur mendoj per te, buzeqesh dhe nuk qaj si familjaret e mi! Ju faleminderit nese nuk me gjykoni, se jam bllokuar shpirterisht, jo se nuk e kam dashur babin tim.

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 9 years 10 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 10 months ago #6497 by Facebook
E dashur askush nuk e do babin me shume sesa ju.
Thene kete juve po ju ndodh e keni gjetur ju vete ne shprehjen qe thoni sepse kur mendoj per te, buzeqesh dhe nuk qaj si familjaret e mi! Ai eshte akoma per ju, aty afer, ne jete dhe asnjehere nuk ka ikur. Ja pra pse nuk qani, asgje nuk ka ndryshuar. Kur dikush largohet nga ne papritur, lind mekanizmi mbrojtes... e mohojme ate qe ka ndodhur. Lerini njerezit, qe keni perreth tju shohin dhe per asnje moment mos beni gabimin te fajesoni veten per ate qe ndjeni. Ndoshta me vone, kur te sheroje plaget koha dhe ju te jeni me e forte, se sot dhe dhimbja do te vije pikerisht ne castin, kur edhe ju vete te ndiheni gati ta perballoni. Ju gjendemi prane!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.353 seconds