Babi im zgjodhi të jetojë me një femër tjetër

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 8 months ago #2588 by Facebook
Mirëdita faqja Bebe dhe vogëlushe!
Ndoshta jam pak e vogël për të shkruajtur në faqen tuaj, por vendosa t'ju shkruaj për mamin tim, trishtimin e saj dhe timin. Babi im ka një muaj, që zgjodhi të jetojë me një femër tjetër dhe të na lërë mua dhe mamin! Jam 15 vjeç, por ndjej se më dhemb largimi i tij si një vajze 3vjecare, ndihem se jam e dërrmuar dhe nuk i besoj më asnjë mashkulli! Më duket se të gjithë gënjejnë dhe tradhëtojë, e vuaj këtë gjë çdo ditë dhe nuk më bëhet të flas me njeri, por më shumë më dhimbset mami, ajo punon në një bankë shqiptare private dhe u ka thënë që do të marrë disa ditë pushim. Më vjen keq ta humbi punën dhe dua ta ndihmoj, por nuk më dëgjon as mua, as miket e saj, që e ftojnë të dalë, të humbasë mendjen. Ajo nuk mund ta humbasë këtë punë, sidomos kur vend pune si i saj të tjerët e kërkojnë me qiri! A ka një mënyrë që mund ta ndihmoj? Ju falënderoj nëse mundoheni të më ndihmoni sadopak! Ju falenderoj dhe ju uroj lumturi në familjet tuaja!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.387 seconds