I sigurtë në vetvete nuk lind, bëhesh!
Si ti mësosh autostimën të voglit tënd, për ta bërë atë të ndihet i përshtatur me ambjentin ku jeton, por pa u ndierë i plotfuqshmi i lagjes? Ose krejt e kundërta: më i dobëti i turmës?Si ti mësosh autostimën të voglit tënd, për ta bërë atë të ndihet i përshtatur me ambjentin ku jeton, por pa u ndierë i plotfuqshmi i lagjes? Ose krejt e kundërta: më i dobëti i turmës?
Po ti hedh një sy të shpejtë, fëmijërisë sime, edhe pse jo aq ekspert sa pretendohet zakonisht, arrij të shoh gabimet që kanë bërë prindërit e mi, të cilat, me pak literaturë psikologjie foshnjore mund të evitoheshin shumë mirë dhe ndoshta nuk do të isha kaq e ndrojtur sot kur flas me njerëzit!
Për fat edhe për ata si unë, ka zgjidhje, jo çdo gjë mund të thuhet, por për fat mund të shkruhet". Ndoshta nuk do të behem kurre folëse në TV por mund të limitohem të shkruaj. Nuk kam guxim të jem një "llafazane" në darkat mondane, por shkruaj gjithçka më vjen ndër mend! Nuk mund ti vë faj prindërve te mi, por mund të bej diçka më të mirë, të mësoj nga gabimet e tyre për të mos gabuar me fëmijët e mi.
Gjithë jetën kam dëgjuar nga ime më veç fjalët:
- Shikoje komshien tënde si qëndis gjithe ditën për pajën. Pse nuk je dhe ti si ajo?!
Aq shumë here e kam dëgjuar këtë shprehje, saqë shpërthimet adoleshenciale për pak sa s'përfundonin duke u finalizuar me vrasjen e komshies sime.
Gjithë jetën kam dëgjuar nga ime më veç fjalët:
- Shikoje komshien tënde si qëndis gjithe ditën për pajën. Pse nuk je dhe ti si ajo?!
Aq shumë here e kam dëgjuar këtë shprehje, saqë shpërthimet adoleshenciale për pak sa s'përfundonin duke u finalizuar me vrasjen e komshies sime.
1. Për te mos përsëritur të njëjtin gabim me fëmijët tanë le të kërkojmë ndihmën e psikologut:
Mos bëni asnjëherë krahasime. As me pjestarët e familjes, as me miqtë e tyre, as me fqinjët. "Respektoni identitetin e fëmijës suaj për atë që është dhe mos pretendoni ta bëni atë, si ajo c'ka juve ju do zemra" - shprehet Enrico Caruso psikolog dhe psikoteraupet përgjegjës i qendrës Equipe logodinamik të Milanos në Itali. Në të kundërt do të rritet me idenë se do të jetë zhgenjimi yt më i madh në jetë.
2. Kur bëja me aq sa mundja punët e shtëpisë prisja gjithë qejf time më të më thoshte "bravo" por ajo e lodhur nga puna, e përsosur dhe nikoqire shkonte sipër derës fshinte me gisht pluhurat që kisha harruar të merrja dhe thoshte:
Po kjo? Sigurisht edhe sot punët e shtëpisë nuk janë një pikë e fortë e imja.
Lavdërojini për rezultatet e arrira "Autostima është një proçes që nis gjat vitit të tretë të jetës. Lavdërimet e prindërve janë ushqimi kryesor për ti lejuar një fëmije të besojë në vetvete dhe ti zgjidhë problemet."
3. Qortojini për atë që bëjnë dhe jo për atë që janë. Në këtë aspekt kam qenë me fat, ime më apo im atë nuk e kanë bërë kurrë këtë gjë. Nëse një fëmijë nuk respekton rregullat si fillim duhet ti shpjegojmë pse-në. Dhe nëse do t'ju duhet të përdorni forcën- si një qortim apo kritikë- limitohuni të kritikoni atë veprim që fëmija juaj ka bërë (psh, tu përgjigjet keq të tjerëve) dhe jo mënyrën e tij të të qënurit, me shprehje negative si psh: Gjithë jetën do mbetesh gdhë!
4. Besojuni atyre detyra të vogla të cilat janë te aftë ti cojnë deri në fund. duke lexuar këto rreshta më vjen ndër mend një dreq huqi që kishin nënat shqiptare kur fëmijët femra arrinin një farë moshe, i vinin të lanin carcafet e bardhë. U mundua ime më të më fuste në gjak edhe këtë huq, por kur e pa që carcafët që "kisha larë" unë, nxinin dhe nuk ndereshin në ballkon se do e shanin komshllarët, iu fut vetë dhe s'mi la më mua.
Kjo gjë arrin ti vërë në provë femijët për të arritur atje ku ata kanë me të vërtetë talent. Por në rast se nuk ia del dot, femija duhet të mësojë të përballojë "frustacionin" zemërimin që sjell mossuksesi dhe të riprovojë nga e para. Ndryshe tek ai do të zhvillohet gjithnjë një kompleks inferioriteti. Prandaj si prindër që jemi duhet ti zgjedhim detyrat që i besojmë fëmijëve tanë në përshtatje me moshën dhe aftësitë.
5. Kanalizojini ata te shprehen me anë të lëvizjeve trupore. Psh: nëpërmjet këngës dhe kërcimit. Por asnjë ankth nga ana jonë, nëse nuk janë të aftë. Këto aktivitete shërbejnë për të shprehur emocionet dhe për tu dhënë një dorë marëdhënieve shoqërore. Rrethet jashtëshkollore të brezit tim kanë qenë dhe mbeten një nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë sime, kënga, vallëzimi, rrobaqepsia, piktura, puna me dru (kjo e fundit s'ish për mua, se ti je gocë) dhe e mbyll me një gabim të kujtdo prindi shqiptar, që mendonte se kjo s'është për goca, as kjo për cuna! Sot edhe pse jam femër ndjehem në ekstazë kur rregulloj vetë prizat e korrentit. Sot nuk ka profesione te specifikuara apo të ndaluara për burra apo gra. Sot gjithçka përkrah barazinë mes sekseve! Dhe mirëse te vije nje mendësi e tillë! Të paktën unë e mendoj kështu! Po ju? Ç'mendim keni?