Kisha pësuar shumë aborte, foshnja që nuk lindën kurrë. Pas çdo pastrimi që më bënin lëpija plagët, pas çdo humbjeje që më shenjonte si me thikë zemrën, ëndrrën për të pasur një fëmijë e shihja çdo natë dhe në errësirë imagjinoja ngjyrën e syve, dorën e tij në gishtat e mi dhe ndjeja si diçka reale aromën e tij sa herë që qaja mbi jastëk. Qaja e dëshpëruar, sepse nuk munda ti vë një emër krijesës sime, ti jepja një jetë, një zë, një krevat, ti jepja gji, ta përkundja...
Flokët e kallinjta nuk e linin të hante i qetë kështu që herë pas here, i bezdisur, i ngrinte me dorën e majtë, sepse e djathta ishte ngjeshur mbi lëngun e patateve të shijshme të furrës që teta Liria, kuzhinjeria e mensës për fëmijë të jetimores i gatuante aq mrekullisht dhe gjithnjë i hidhte dy racione, sepse flokët e tua janë të kallinjta: i thoshte ajo duke i përkëdhelur e lëmuar fytyrën.
Kishim vite të tëra që ata të dy kërkonin të bënin një fëmijë, por Zoti nuk kishte shkruar një fat të tillë për ta.
Ata u martuan në vitin 2003. Anxhela ishte vetëm 18 vjeç. Tërësisht e dashuruar pas një burri shumë herë më të madh në moshë se ajo vetë. Mund të ishte shumë lehtë babai i saj! - mund të mendoje, po ti shihje bashkë të shoqëruar, të kapur dorë për dore, a thua se ai kishte frikë, se po të mos mbahej tek Anxhela e tij do të rrëzohej nga çasti në çast.
Para martesës së tyre gjithçka shkonte shumë mirë, të paktën Anxhela kishte gjetur tek ai babain, që nuk e kishte pasur pranë.
E shoh qe ben tentativat e para per te ecur, e shoh te lekundet e me pas te hedhe hapat e para. Zakonisht kjo etape fillon rreth 12 muajve, por disa femije fillojne me pare (rreth 9 muajve) disa te tjere presin deri ne 18 muaj. cdonjeri prej prinderve eshte i ndergjegjshem per kete ndryshueshmeri. E dine shume mire qe s'duhet te vene ne perballje gjithsesi une me Edin thelle-thelle ishte e pamundur te mos beja krahasime me bebat qe shihja rruges.
Nderkaq kerkoj material dhe lexoj nga pediater italiane se ta stimulosh femijen te ece, e pershpejton shume ngritjen ne kembe.
8 Maj e dashura ime!
Do te doja te te kujtoja me te re, me me pak rudha qe ti kam shtuar edhe kur nuk te degjoja kur me urdheroje te sillesha sic doje! Sot rris djalin e vajzen time, por edhe pse kam kushte shume here me te lehta sesa atehere kur ti me rrisje, prape ankohem dhe me duket se bej akrobacira per te arritur ti bej te gjitha.
Ne mengjes ngroh qumeshtin duke mbajtur te voglen ne nje krah, kur vjen dreka terheq qumeshtin me aparat me nje dore dhe me tjetren pergatis per te ngrene, me njeren kembe tund vajzen qe qan ne perkundese.