Zakonisht idete per te shkruar ne blog nuk me vijne nga qielli, por nga bota virtuale. Gjate nje diskutimi sfilites, kuptohet shume nena ishin aty per tu sqaruar sa me shume mbi perdorimin e qumeshtit te lopes apo jo tek femijet dhe bebet. Ndonjehere na ben mire te diskutojme edhe pse lodhemi dhe shume here mike te miat me thone: Mos e vrit shume mendjen Elda! Kush do nxjerr vete konkluzionet e veta!
Vaksine per te gjithe nese ne shtepi ndodhet nje bebe!
Perqindja e femijeve me kolle te mire per fat, virtualisht eshte ne nje shkalle gati mosperfillese midis te vegjelve, sepse ata u nenshtrohen berjes se vaksines. Bakteri i kolles se mire eshte i perhapur tek te rriturit dhe te moshuarit, te cilet preken nga kjo semundje kur mbaron efikasiteti mbrojtes i vaksines qe u eshte bere ne femijeri.
Vec nje dite bark Aida ime! Thua te jene duke i dale dhembet? E provova te prek mishrat por nuk mund te them se i ka te forte, te fryre dhe te skuqur, ndoshta i shemb barku, sepse keto tre dite ka qene ftohte ... kohe per polenta i thone bergamasket.
Te mesohemi te mos rrezohemi!
Kete kend te blogut ia kushtoj tim eti, qe per fat te keq, sapo mora vesh qe ka thyer kemben dhe do rrije tre muaj ne allci! Sa me shume kalojne vitet ne emigrim, aq me shume i dua! Kam pershtypjen se kohen per te ndenjur me ta e kam konsumuar shume keq. Tani e kerkoj me qiri ate kohe, qe kam kaluar krejt e shkujdesur dhe moskokecarese per te vleresuar si duhet nje dhurate kaq te bukur, qe na falet ne nje moshe shume naive.
Sik.... sik... sik..... Mos ja filloi prape.
Lemza èshte nje reaksion, qe shkaktohet nga kontraktimi i pavullnetshem i diafragmes, gjate te cilit fluksi i shpejte i ajrit provokon kur kalon neper kordat zanore dhe shkakton zhurmen klasike te lemzes "sik".
Gezimi ma mori koven... Leila me hodhi rere ke syri ...jo teta, Edi filloi vete i pari... dhe ja ku pushimet e mia kthehen ne qender komisariati numer dy, ne vend qe te jene pushime buze detit, sic komandon zoti..."
Te zihen per tu rritur! Keshtu titullohet libri qe kam tani ne dore shkruar nga psikopedagogu Daniele Novara i qendres psikopedagogjike per Paqen dhe kontrollin e konflikteve ne qytetin italian Piacenca. Shkepus vetem dy rreshta nga ajo qe midis te tjerash ai shkruan:
Me ka marre malli per ate kohe! Tani s'kam kohe, as te ha buke! E megjithate nje xhiro ne fletet e ditarit rreth asaj periudhe, qe me duket tre shekuj larg tashme, me ndihmon te qesh me ndryshimin e menjehershem te skenes, pasi erdhi Edi me Aiden. Librat e emrave kushedi nga marrin pluhur, macja eshte bere pa lare me putra te zeza si macja e nje te pastrehu, divani ka humbur ngjyren e bardhe, ekskluzivisht ka marre ngjyre bordo thane fshati, parfumosur nga njollat e ushqimit te Aides.
Eshte semundje, qe une si injorante qe jam ne kete fushe e quaj "semundje qe te fut ujin nen rrogoz". Vjen pa e kuptuar pas tre ditesh temperature te larte qe mund te arrije edhe 40° , nuk prezanton asnje simtome tjeter dhe nena pothuajse asnjehere nuk e kupton qe behet fjale per te.
Sot me erdhi nder mend nje barcalete qe na tregonin motrat dhe vellezerit me te medhenj kur ishim te vegjel.
"Nje lepur i vogel donte te hidhej nga ana tjeter e kanalit. Per te marre guxim perseriste shpesh:
- Nje, dy, tle: nje, dy, tle.... !
Por edhe pse mundohej prape kishte frike te kercente.Kalon nje mi i vogel dhe epyet:
- O lepur po pse nuk e thua dot "nje dy, tre"?